Politikë

Mbledhja e Kryesisë së PD, Ervin Salianji kërkon protesta në ditën e parë të Parlamentit (VIDEO)

10 Shtator, 15:17| Përditesimi: 10 Shtator, 15:35

  • Share

Ervin Salianji ka kërkuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike që opozita të reagojë fuqishëm në ditën e parë të Parlamentit më 12 shtator, pra këtë të premte.

Kjo bëhet e ditur nga burime brenda mbledhjes për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, e cila ka mësuar se Salianji është shprehur që të ketë reagim në formën e protestave, siç PD ka mbajtur shpesh gjatë vitit të kaluar jashtë parlamentit.

Por kjo kërkesë e Salianjit ka qenë më së shumti një qëndrim i tij, pasi në këtë mbledhje të Kryesisë nuk u diskutua për protestat opozita. Megjithatë, mbetet një alternativë e hapur.

Kujtojmë se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ishin ‘përjashtuar’ deputetët që nuk u rizgjodhën. As Salianji nuk ka mandat deputeti, por ishte thirrur pasi ai në muajin korrik doli nga qelia teksa ishte dënuar me 1 vit burg për shpifje.


Lajmi kryesor:

Mblidhet Kryesia e PD/ Berisha e pranon: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit! Zgjedhjet nuk i njohim, por në Parlament do shkojmë


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?