Kosova & Rajoni

Mbledhja e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, Kreshnik Çollaku: Ngjarje pozitive! Rama provokoi, bëri fushatë kundër Kurtit

20 Dhjetor 2024, 17:44| Përditesimi: 20 Dhjetor 2024, 19:14

  • Share

Mbledhjen e dy Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku e ka quajtur historike. Në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn, Çollaku theksoi se mbledhje të tilla nuk duhet të jenë më ceremoniale, por tani e tutje në nivel bashkëpunimi dhe bashkërendimi planesh.

'Ngjarja ishte pozitive. Mbledhje e dy kuvendeve të bashkuara. Mesazh jashtëzakonisht i fortë. Jepet një mesazh i duhur, në kohën e duhur. Shqipëria dhe Kosova janë bashkë. Jemi të unifikuar. Për të arritur integrimin, sovranitetin dhe rrugën euro-atlantik. ngjarje e mirë, me dimension historik. Mendojmë të jetë mbledhja e fundit ceremoniale të kthehet në institucion të funksionimit bashkëpunimi. Të rakordohet jeta parlamentare me politika të unifikuara. Takimit ceremonial, gjë e mirë. Ky ishte aspekti pozitiv.'

Më tej, deputeti demokrat kritikoi fjalimin e Ramës, që sipas tij ishte provokues ndaj Kurtit.

'Klima u dëmtua, diku pak diku shumë. Nga një fjalë e kryeministrit Rama, të papjekur, provokatore me tonalitete fushate. Dukej sikur po bënte fushatë kundër Kurtit. Teza të pamenduara, krijoi një klimë tensioni. Nuk ishim aty për të dëgjuar tezat e provokimit. U provokuan institucionet e Kosovës, skenë e shëmtuar.'

Ora 19:11
Sulmi rus ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, diplomati: Shkelje e rëndë ekstraterritorialiteti! Sinjal nga Rusia ndaj atyre që duan të ndihmojnë Ukrainën

 

Sipas diplomatit të karrierës Lutfi Bilalli sulmi rus edhe ndaj ambasadës shqiptare në Kiev është një shkelje e rëndë ekstraterritorialiteti.

Rusia, sipas tij, duket se synon të zgjerojë frontin e konfliktit dhe të frikësojë vendet që mbështesin Ukrainën, duke dërguar një sinjal të qartë për mundësinë e një gradimi të situatës.

'Shkelje e rëndë. Secila ambasadë ka ekstraterritorialitet. Goditje e të drejtave ndërkombëtare. Besoj dy janë arsyet, njëra mund të jetë hakmarrje, ndaj atentateve në Moskë, ndaj një gjenerali rus. E dyta mund  të jetë ajo që furnizojnë Ukrainën mund  të goditen. Mendoj se është sinjal nga Rusia, se mund të goditen ata që ndihmojnë Ukrainën. Kjo do të jetë në fokus të sulmeve ruse në të ardhmen.

Besoj se edhe ministrja e Jashtme dhe Unioni evropian e ka cilësuar sulm barbar. Rusia po tenton ta zgjerojë frontin dhe të frikësojë vende të tjera. Këto vende nuk janë kyçe që e ndihmojnë Ukrainën në këtë rast. Besoj se sinjal ka qenë për vendet e NATO që në të ardhmen mund të ketë gradim të situatës. Mund të jetë kërcënim për shtete që ndihmojnë Ukrainën.'

Ora 18:57
Mbledhja e dy Kuvendeve, diplomati në 'Studio Live': Rama dhe Kurti të tejkalojnë inatet dhe barrierat

Diplomati i karrierës Lutfi Bilalli komentoi mbledhjen e sotme të dy Kuvendeve Kosovë Shqipëri në Prishtinë. Bilalli thotë se takimi i dy parlamenteve vlerësohet si një hap i rëndësishëm për të forcuar koordinimin mes dy vendeve motra dhe për të ndërtuar një të ardhme më të bashkërenduar jashtë ceremonive simbolike.

Për Ramën dhe Kurtin thekson se liderët e mëdhenj duhet të bëjnë kompromise dhe të tejkalojnë barrierat personale për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të bashkërenduar.

'Kosova ka hyrë në fazën e zgjedhjeve. Mund të marri një epitet që një fjalim, si ai i Ramës mund të shikohet me lupë, mendoj se për shkak të asaj që Rama është një kalibër di çka flet dhe të përdor situatat për të krijuar një atmosferë më pozitive. E para një gjest dhe takim i dy parlamenteve për një sesion që ka rëndësi të madhe. Në aspektin institucional ka rëndësi takimi i dy Kuvendeve, dy shtete që janë realisht motra. Hyn në arsenalin që koordinimi të vijojë në të ardhmen. Dhe jo të ecet në kuadër të seancave solemne.

Kosova duhet të afirmojë rolin e saj të paqes dhe dinamikës. Mendoj se Kosova duhet të sjellë një rezolutë. Rama ka prekur dy momente të rëndësishme. Ka për detyrë të interesohet për shqiptarët jashtë Shqipërisë. Fjalimi ka patur një bezdi me atë letrën dërguar Kurtit. Njerëzit e mëdhenj duhet të tejkalojnë inatet dhe barrierat, njerëzit e mëdhenj bëjnë kompromise. Duhet të jemi ata që merremi vesh', thotw Bilalli.

Ora 18:45
Mbledhja e dy Kuvendeve, Hisen Berisha: Vërejtet e Ramës ndaj Kurtit, me vend! Por ishte mbështetje e ndërsjelltë prag fushate

 

Deputeti i PDK në Kosovë, Hisen Berisha komentoi mbajtjen e Kuvendit Kosovë-Shqipëri në Prishtinë ditën e sotme. Sipas tij, mbledhja kishte nota pozitive emocionale, por mungonte një platformë e qartë praktike dhe objektiva të qarta për integrimin në BE.

Ai kritikoi pse një mbledhje e tillë nuk u mbajt në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe sugjerohet se ajo mund të ketë pasur motive politike për të rritur prestigjin e kryeministrit Kurti.

'Po ta vlerësojmë në aspektin emocional, ka nota të larta pozitive. Nëse e shohim në rafshin praktik ka disa mundësi të interpretohet në forma të ndryshme. Një mbledhje e tillë u mbajt kohë më parë. Pse nuk u mbajt në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës? Dy qeveritë nuk kanë gjetur për mbledhje të përbashkët të dy qeverive, nuk kanë gjetur nevoja të koordinimit. Nuk arrijmë të tejkalojmë vetveten. Cili ishte qëllimi i kësaj seance? Nëse themi se vumë binarët e një zhvillimi të ardhshëm dhe drejt objektivave në integrimin e BE, atëherë edhe kjo nuk u tha. Nuk kishte platformë të përbashkët. Edhe deklarata e përbashkët ishte emocional. Pse u mbajt? Kjo mund të jetë një sekuencë për të fituar pikë politike në fazën ku jemi.'

Fjalën e Ramës e cilëson si provokative, me mesazhe të dyanshme, duke përfshirë edhe vërejtje të drejta për diskursin politik në Kosovë dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

'Fjala e zotit Rama kishte nota provokative. Përveç mesazheve që përçoi, për diskursin politik të Kosovës, për të shmangur gjuhën nacionaliste, ishin vërejtje me vend. Kur flasim për bashkëpunim ekonomik lë për të dëshiruar. Ishte mbështetje e një internacionalisti socialist nga Shqipëria për një internacionalist socialist në Prishtinë. Ishte një tendencë për të vu në pah premtimet e papërmbushura. Po na rezulton një diçka e domosdoshme, e kam konsideruara thjesht për të rritur prestigjin e Kurtit para zgjedhjeve.

E dimë se nëse Thaçi do mbahet mend, një kur thotë fjalën shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe dy kur themeloi këtë gjykatë.'

Më tej vëren mbështetjen e kryeministrit Rama për Kurtin në prag të zgjedhjeve dhe diskutohet për rolin e SHBA-së, sidomos në kontekstin e administratës Trump, në raport me Gjykatën Speciale dhe drejtësinë për liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

'Zoti Rama po i jep mbështetje Kurtit për të fituar zgjedhjet. Asnjë rezolutë nuk mund ta zhbëjë gjykatën. Ende nuk do ketë asnjë hapësirë për ndëshkim të liderëve të ushtrisë së Kosovës. Administrata Trump do determinojë procese më ndryshe. Sepse këto gjykata po bëjnë padrejtësi më të madhe. SHBA financon prokurorët. Nuk do lejojnë akuza me qëllime spekulative për të dëmtuar luftën. Këtu e kam shpresën tek administrata Trump, se duhet të vendoset drejtësi dhe procedurat nuk mund të zgjaten pa fund.'

Ora 18:07
Sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, Kreshnik Çollaku: Akt lufte! I takon NATO-s të marrë masa

 

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku komentoi sulmin ndaj ambasadës shqiptare në Ukrainë.

Në 'Studio Live', Çollaku thotë se kjo ngjarje është një akt lufte ndaj vendeve të NATO-s.

'Brutale, nuk ke thënë asgjë. Duhen qartësuar rrethanat. Dëgjova dhe ambasada të tjera. Në vlerësimin tim nuk mund të ndodhte ndryshme. Është akt lufte. U goditën tre ambasada të vendeve të NATO, të Ballkanit Perëndimor. Kalon dimensionin e një incidenti. I takon NATO për të ndërmarrë masat. Nuk e di nëse ju kujtohen lajmet për provokime ruse, mesa duket po fillojnë. Duhen filluar diskutimet me urgjencë.'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?