Politikë

Mbledhja e ministrave të Jashtëm të OSBE në Sllovaki, Cakaj: Shqipëria po përgatitet për kryesimin

10 Korrik 2019, 17:40| Përditesimi: 10 Korrik 2019, 17:44

  • Share

Nën moton “Nga veprimet e shkuara, në parandalimet e ardhshme: promovimi i stabilitetit në Evropë dhe më gjerë nën strehën e OSBE-së”, ministrat pjesëmarrës në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së që u zhvillua në Malet e Tatras, diskutuan mbi të ardhmen e punës së OSBE-së.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i cili shprehet se mbledhja u përqëndrua kryesisht në diskutimet e shteteve pjesëmarrëse mbi praktikat efektive të parandalimit, menaxhimit dhe zgjidhjes së konflikteve dhe zhvillimit të multilateralizmit efektiv në tërësi.

Cakaj thotë  se “Ky takim ishte veçanërisht i vyer për t’i informuar vendet pjesëmarrëse të OSBE-së për përgatitjet e Shqipërisë në marrjen e Kryesisë në vitin 2020 në tre vektorë kryesorë: politik, burime njerëzore dhe logjistik-financiar

Ministri në Detyrë Cakaj u fokusua tek Kryesia e 2020, ku pasi bëri një ekspoze të shkurtër të prioriteteve tona, evidentoi faktin se, si pjesë e Trojkës dhe Kryesuese e Grupit të Mesdheut, Shqipëria çdo ditë e më shumë po dëshmon besueshmërinë shtetërore dhe kapacitetin e saj për veprim efektiv ndërkombëtar.

Shqipëria disponon kapacitetet e patjetërsueshme për të marrë kryesinë e Organizatës 57 anëtarëshe, përgjegjëse për një numër të konsiderueshëm çështjesh politike-ushtarake, ekonomike-mjedisore dhe të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore nga Vankuveri deri në Vladivostok” shprehet Cakaj.

Ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për dialogun e vërtetë dhe interaktiv të Ministrave të Jashtëm të rajonit të OSBE-së.

Postimi i plotë i Ministrit Cakaj në Facebook:

Foto familjare nga Ministeriali informal i Ministrave të Jashtëm të OSBE në malet Tatra në Sllovaki!

Mbledhja u përqëndrua kryesisht në diskutimet e shteteve pjesëmarrëse mbi praktikat efektive të parandalimit, menaxhimit dhe zgjidhjes së konflikteve dhe zhvillimit të multilateralizmit efektiv në tërësi.

Ky takim ishte veçanërisht i vyer për t’i informuar vendet pjesëmarrëse të OSBE-së për përgatitjet e Shqipërisë në marrjen e Kryesisë në vitin 2020 në tre vektorë kryesorë: politik, burime njerëzore dhe logjistik-financiar.

Si pjesë e Trojkës dhe Kryesuese e Grupit të Mesdheut, Shqipëria çdo ditë e më shumë po dëshmon besueshmërinë shtetërore dhe kapacitetin e saj për veprim efektiv ndërkombëtar. Shqipëria disponon kapacitetet e patjetërsueshme për të marrë kryesinë e Organizatës 57 anëtarëshe, përgjegjëse për një numër të konsiderueshëm çështjesh politike-ushtarake, ekonomike-mjedisore dhe të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore nga Vankuveri deri në Vladivostok!

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?