Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka reaguar lidhur me mbledhjen e paralajmëruar të Kryesisë së Partisë Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook,Hoxha shkruan se kjo është një mbledhje qesharake me fillim dhe mbarim te paracaktuar, është një skenar turpi qe tenton t’i mbyllë gojën, me pretekstin e limitit te kohës, çdo zëri kundër të vijës butaforike të partisë.
Ai shkruan se kjo mbledhje vjen pas 11 muajsh , që nga qershori i vitit 2020 dhe meriton gjithë kohën në dispozicion në mënyrë që të diskutohet çdo aspekt i rrugës politike që duhet të ndjekin demokratët këto 4 vitet e opozitës.
Hoxha i ka kërkuar anëtarëve të partisë të mos trajtojnë Partinë Demokratike si “Lulokratike”.
Ish-nënkryetari FRPD-së ishte një ndër personat e parë të cilët kanë kërkuar shkarkimin e Bashës si kryetar partie.
Hoxha ka ftuar të gjithë demokratët të ulen në një tryez bashkëpunimi dhe debati politik në mënyrë që partia të rikthehet sërish në një forcë moral dhe fituese. Ai shtoi se shmangia e fajeve dhe gabimeve nuk zgjidh asnjë, por se ka ardhur momenti që të gjithë të ulen në një tryezë dhe të hapet procesi i debateve brenda partisë.
Në një intervistë për Report.Tv, duke e bërë përgjegjës kryesor për humbjen e 25 prillit, Hoxha tha se Basha duhet të jetë i qartë nëse do të shkojë në parlament ose jo. Sipas tij është kontradiktore që nga njëra anë Basha thotë nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve por ndërkohë do të shkojë parlament.