Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç dhe kryeministri, Edi Rama

Zbardhet agjenda e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Podgoricë! Rama konferencë me Abazoviç pas nënshkrimit të marrëveshjeve

21 Shkurt 2023, 12:13| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 12:18

  • Share

Të hënën në 27 shkurt në Podgoricë do të mbahet mbledhja e qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në ndërtesën e Akadmisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve.

Pritet që gjatë mbledhjes të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore të cilat do të sjellin përparësi në bashkëpunimin dypalësh. Menjëherë pas përfundimit  të nënshkrimit të dokumenteve, do të mbahet konferenca për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet mes qeverive të dy vendeve ndërsa në takimin e dy kryeministrave në Ohër vitin e kaluar, u diskutua për projektin e ndërtimit të përbashkët të urës mbi Bunë, që edhe më datë 27 do të jetë prioritet për të arritur një dakordësi edhe në rrafshin financiar.

Të dyja palët do të paraqesin projekte konkrete për ta kthyer lumin Buna në një atraksion turistik dhe hapësirë lundruese për jahtet dhe anijet.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Olti: 21/02/2023 14:02

    Shpresoj te vi me lajme te mira

    Përgjigju
  • klodjan: 21/02/2023 13:56

    shqiperi mali i zi duhet te jene me te forte se kurre

    Përgjigju
  • Ani: 21/02/2023 13:48

    Ju uroj suksese dhe shpresoj qe ky takim te forcoj akoma dhe me shume mardhenjet tona

    Përgjigju
  • titi: 21/02/2023 13:30

    uroj te kemi sa me shume sukses ne kete mbledhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?