Lehtësimi i procedurave të lejeve të qëndrimit dhe njohja e sigurimeve shoqërore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë janë dy marrëveshjet e rëndësishme që pritet të firmosen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Mbledhja do të zhvillohet ditën e premte në Elbasan, ndërsa të dyja këto marrëveshje u miratuan sot në mbledhjen e qeverisë.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri me dije se leja e qëndrimit do të përfshijë brenda edhe atë të punës dhe procedurat e marrjes së saj do të jenë të lehtësuara për qytetarët e dyja vendeve. Nga ana tjetër, Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj sqaroi se njohja e kontributeve për vitet e punës do të jetë për të gjitha vitet e punës, edhe ato para hyrjes në fuqi të marrëveshjes.
Një tjetër vendim i rëndësishëm u njoftua nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se abetarja do të jetë e unifikuar për nxënësit në të gjitha shkollat në vend. Kushi tha se kjo vjen në kuadër të nismës një gjuhë një abetare, teksa sqaroi se do të hapet një garë për tekstin e unifikuar dhe se po punohet që ky projekt të konkretizohet me nisjen e vitit tjetër shkollor 2022-2023.
"Morëm një vendim të rëndësishëm që lidhet me përjashtimin nga procedura e përzgjedhjes së mësuesve në bazë shkolle të tekstit të abetares. Në arsimin parauniversitar, për çdo lëndë kemi tekste alternative dhe mësuesit në çdo shkollë mblidhen dhe zgjedhin një nga tekstet e miratuara. Kemi vendos të përjashtohet kjo procedurë teksti i abetares. Kjo na ndihmon të kemi një qasje dhe metodologji të njëjtë kudo. Ne do punojmë për këtë projekt, një gjuhë një abetare dhe në fillim të vitit shkollor 2022-2023, të gjithë vogëlushët të kenë të njëjtën abetare", tha ajo.
Ditën e sotme në Këshillin e Ministrave u miratuan dy marrëveshje që priten të firmosën në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë që do të mbahen ditën e premte në Elbasan, që ka të bëjë me lehtësimin e procedurave të lejeve të qëndrimit për qytetarët në të dyja vendet ku do të kenë brenda dhe lejen e punës dhe njohja e sigurimeve shoqërore të qytetarëve si të Shqipërisë dhe Kosovës në vendet respektive.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se”Sot miratuam një nga marrëveshjet që do nënshkruajmë në mbledhjen e përbashkët me Kosovën që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Do të marrim thjeshtë me një aplikim dhe pa dokumente lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda lejes së qëndrimit do jetë edhe leja e punës dhe është lajmi i mirë edhe për shqiptarët në Kosovës që do marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura të lehtësuar nga sa janë sot”.
Edhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se “Sot prezantojnë një marrëveshje që do nënshkruhet me Kosovës me mbrojtjen sociale të shqiptarëve për njohjen e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja është për të siguruar një trajtim të barabartë të punësuarve që do i njihen kontributet e sigurimit në të dyja vendet. Marrëveshja do të njoh të gjitha periudhat e sigurimeve”.
Teksa Këshilli i Ministrave është ende në mbledhje ka dalë vendimi i parë.
Report Tv ka mësuar se është liruar nga detyra Albert Nikolla dhe në vendin e tij si zv/ ministër i Shëndetësisë është emëruar Vjollca Braho, e cila deri tani ka qenë në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.
Po kjo nga ekonomiste ne albtelecom kerceu me partine came...pastaj ke ps dhe tani zv.ministre ....shume e zonja kjo i ben te gjitha....o ky vend nuk behet m keta sharlatane
PërgjigjuMe ne fund abetare e unifikuar, Do doja qe te ishin te gjitha tekstet shkollore te unifikuara
Përgjigju