Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku zbardh axhendën e mbledhjes së përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Për herë të dytë, Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve. Burime për Report Tv bënë me dije ditën e djeshme se mbledhja do të zhvillohet më datë 20 dhjetor në Prishtinë.
Në total do të mblidhen 130 deputetët, nga Kosova 70 ligjvënës dhe 60 të tjerë nga Shqipëria. I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri Rama dhe me shumë gjasë edhe Albin Kurti.
Mbërritja e deputetëve
Himni i Shqipërisë
Himni i Kosovës
Himni i Kosovës
Himni i Shqipërisë
(Sipas ceremonialit shtetëror të Republikës së Kosovës)
(3 min)
(5 min)
Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Lidhur me këtë mbledhje të dy parlamenteve, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u shpreh: Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë.
Kjo është mbledhja e dytë mes dy parlamenteve, të cilët për herë të parë u mblodhën në një takim historik më 27 nëntor 2022 në Kuvendin e Shqipërisë.
Lajmi ne perditesim...
Komente

Si gjithmonë pa asnjë sukses do të jetë....
PërgjigjuNuk ka rendesi mbledhje qe po boni Shqipria ka vujt shum 50 vjet Edi Rama nuk kalon kush oj shqipe Pa Edin Ramen krymenisterin e shqipris Serbet do u futshin ne kosove Politika shqipris osht fort dhe vjeter Nuk harron koseven asnjehr athen Bashkoni bashke dhe si te dy popullit Koseves dhe shqipris cdo Familje te kete Karte shendesie te domesdoshem Ato qe jan pa pune te paguhen 400€ Ne muje Grate me Familien femijt e vegjel Qe nuk kan ndihma Parlamenti Deutschland Rrin pa buk asnjeher ne histori nuk le popullin pa buk .Boni pak solidar Patriot Shqitaret te rroj Shqipria kosova