Politikë

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt/ Braimllari: Të bashkohen kërkesat e PD, PS dhe Endri Shabanit! Tirana ka nevojë për drejtues të ri për të çuar para punët

23 Shtator, 17:14| Përditesimi: 23 Shtator, 17:16

  • Share

 

Këshilltari i PS, Endrit Braimllari propozoi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që të bashkohen 3 kërkesat për shkarkimin e Erion Veliajt, ajo e PS, PD dhe Endri Shabanit. Braimllari tha se Tirana ka nevojë për drejtues të ri pasi duhen çuar para punët dhe projektet.

“Duhet të sqarojmë publikun dhe qytetarët, ne nuk jemi institucione gjyqësore që marrin vendim mbi veprimtarinë në të cilën ndodhet kryebashkiaku. Detyra jonë është të flasim për interesin qytetar, detyra jonë si të zgjedhur vendos është të ngremë shqetësimin kur punën nuk shkojnë siç duhet. Jo për shkakun tonë, por Tirana ka nevojë për drejtues të ri se duhen çuar para punët dhe projektet. E kuptoj dhe shqetësimin e madh të kolegëve opozitarë, që shpesh herë kalojnë në protagonizëm personal, do gjykoja që qëndrimet të jenë në raport me qytetarët. Kam një propozim konkret që duhet bërë model, meqë debatet ishin edhe në Komisionin Juridik mbi kërkesat që kanë çuar kolegët e opozitës muaj më parë, duke nisur nga Shabani, dhe të PD, atëherë kam një propozim, të bashkohen të tre kërkesat në një akt të vetëm, referuar ligjit për vetëqeverisjen qendrore, duke lënë mënjanë, betejën politike dhe duke u fokusar tek interesi qytetar me qëllim që punët e bashkisë të shkojnë para. Ne nuk jemi shkaktarë, por nuk jemi në që mund të vendosim mbi institucionet e bashkisë. Të bashkohen të treja në një akt”, tha Braimllari.


Lajmi kryesor:

Këshilli Bashkiak i Tiranës voton me 50 vota për shkarkimin e Erion Veliajt, socialistët dhe opozita bëhen bashkë! Vendimin final e jep Këshilli i Ministrave


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?