Mbledhje e jashtëzakonshme në Bashkinë Pogradec, takimi zhvillohet në videokonferencë

25 Mars 2020, 16:58| Përditesimi: 25 Mars 2020, 17:05

  • Share

Këshilli bashkiak në Pogradec ndryshe nga herët e tjera kësaj rradhe nuk është mbledhur në sallën e takimeve por ka realizuar diskutimin në një videokonferencë.

Është zhvilluar edhe miratimi i ndihmave ekonomike për familjet në nevojë në mënyrë që të mos vonohen ndërkohë që një nga propozimet e kryetarit të këshillit ka qenë dhe zerimi i taksave për ato biznese të cilat kanë ndaluar aktivitetin e tyre si pasojë e udhëzimeve qeveritare për parandalimin e Covid 19.

Bashkia Pogradec ngelet e paprekur nga ky virus ku nga deklarata e përditshme nga Ministria e Shëndetësisë është bërë me dije se asnjë qytetar nuk rezulton të jetë pozitiv.

1585152297_pogradec.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?