Kultura

'Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament'...jo politikë, por shumë humor! Komedia e vitit më 14 shkurt

4 Shkurt 2020, 20:33| Përditesimi: 4 Shkurt 2020, 20:42

  • Share

TIRANË - "Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament" është komedia e cila në datë 14 shkurt rikthen në teatër regjisoren Elma Doresi me një kast fantastik aktorësh, mes tyre dhe emra shumë të njohur.

Rozana Radi, Dritan Borici, Klod Hoxha, Alban Musa, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Jorida Meta dhe Aldion Matarangasi, Suela Konjari dhe Elidon Alika janë aktorët që në drejtimin e Doresit dhe me skenë nga Eldo Disha, do të sjellë të qeshura pafund në një komedi brilante britanike, e cila edhe pse e shkruar në vitet 80' nga Ray Cooney, vazhdon të jetë shumë aktuale edhe sot.

Një ministër, një sekretare e opozitës, një dhomë hoteli, është trinomi që shkakton një mori ngjarjesh dramatike për personazhet, por shumë komike për publikun, i cili do të shijojë në hapësirën më të re artistike në Tiranë, në Teatrin e Komedisë "Roland Trebicka", disa orë të paharruara dhe të mbushura plot humor. 

"Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament" premton të jetë komedia e vitit për shkak të situatave në skenë, por edhe ngjashmërinë me realitetin politik ku është Shqipëria sot.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?