Mbledhje urgjente në Vlorë, presidenti i Flamurtarit: Dukën dhe FSHF-në e çoj në prokurori, njoftoj edhe UEFA-n

9 Shkurt, 14:31| Përditesimi: 9 Shkurt, 15:58

  • Share

Pas denoncimit me akuza të rënda pak ditë më parë, për shkak se pretendon se FSHF me në krye Armand Dukën, po e dëmtom qëllimisht Flamurtarin nëpërmjet arbitrave, presidenti i klubit vlonjat ka vendosur të marrë hapa ligjorë.

Sinkron Sinan Indrizi, president i Flamurtarit: “Unë do bëj një kallëzim në emër të klubit Flamurtari në prokuorinë e Vlorës. Nëse ata shohin element të një vepre penale. Nuk je kusar vetëm kur je xhepist dhe i vjedh tjetrit dy lekë në xhep, apo edhe kur thyen një shtepi, por kusar je dhe kur vjedh qytetin. Ky zotëri po shkatërron këtë markë (futbollin).

Sinan Idrizi thirri sot në një mbledhje përfaqësues të shoqatave të futbollit, ish-futbollistë të Flamurtarit dhe dashamirës të klubit për të ngritur në një tjetër nivel shqetësimin e goditjes së Flamurtarit nga FSHF dhe Duka. Madje Idrizi kishte edhe një kërkesë për deputetët e Vlorës që ndodheshin në fjalë.

Sinkron Sinan Indrizi, president i Flamurtarit: “Ministria e Arsimit të thirri në interpelancë si licensuesja e FSHF-së dhe të pyesë a ka dije ajo se çfarë ndodh në Vlorë? A ka dije se ky prishësi i garës çfarë bën me këtë qytet apo jo?”

Klubi i Flamurtarit shprehet se shqetësimin do ta dërgojë deri në UEFA, ndërsa nëse situata vijon e njëjta do tërhiqet nga garat. Aktualisht klubi vlonjat militon në Kategorinë e Parë dhe objektiv ka ngjitjen në Superligë.

Sinkron Sinan Indrizi, president i Flamurtarit: “Në këto kushte Flamurtari tërhiqet nga gara dhe kjo nuk diskutohet.”

Reagimi i ashpër i Flamurtarit me në krye Sinan Indrizin erdhi pasi në ndeshjen e fundit kundër Elbasanit iu anulua goli i fitores me VAR për një faull në sulm. Megjithatë vlonjatët pretendojnë se ky është vetëm rasti i fundit, pasi gjatë sezonit ka patur edhe shumë të tjerë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nino: 10/02/2024 05:13

    Kijo qe ndodhi kete radhen Ka ndodhure skenderbeu flamurtari e gjithe mone Jane Duke vijedhur ndeshjet

    Përgjigju
  • Turi: 09/02/2024 17:16

    M 10 lojtare dhe shenoi dy gola. Turp i madhe qe Elbasani dhe Flamurtari rin ne kategori inferiore. Federata do tundje se prej mishi jan dhe ata o Idriz

    Përgjigju
  • Raku: 09/02/2024 15:04

    Po kur kerkon drejtesi edhe ky lavatricja e pastrimit te parave te droges.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?