Politikë

Mbledhjet e Ramës me përfaqësuesit e bashkive, Tabaku: Shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve

22 Korrik, 16:08| Përditesimi: 22 Korrik, 16:24

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit në bashkitë e vendit ku janë kërkuar dorëheqjen e drejtuesve dhe administratorëve të njësive.

Tabaku e konsideron si ndërhyrje të qeverisë në pushtetin vendor dhe shkelje flagrante e autonomisë vendore.

Deputetja demokrate thotë gjithashtu se është shkelje ligjore dhe institucionale fakti që ministrat e qeverisë marrin në intervistë punonjës të bashkive apo ndërhyjnë në strukturat e tyre përmes rekrutimeve të reja dhe pushimeve nga puna.

“Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie. Ministrat nuk mund të vihen në radhë për të marrë në intervistë stafet e bashkive, të cilët janë të zgjedhur me votën e qytetarëve. Kjo është një shkelje e rëndë e parimeve të ndarjes së pushteteve dhe rrezikon thellësisht demokracinë”, thotë Tabaku.

Tabaku u shpreh se respektimi ndarjes së pushteteve dhe mbrojtja e autonomisë së pushtetit vendor janë themel i demokracisë funksionale.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?