Regjisori Robert Budina në edicionin qëndror të lajmeve në Report Tv është shprehur se deri më tani janë mbledhur rreth 14 mijë firma nga turi nëpër qytetet kryesore të vendit.
"Jam shpresëplotë që në një të ardhme do të ndryshojë vendi. Duhet të ndryshojë kjo qasje edhe pse do të jetë e vështirë. Ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, u mblodhën 5 mijë e ca një ditë pas shembjes, 1 mijë deri në 2 mijë firma në ditë", ka thënë Budina.
Ai ka theksuar se peticioni është më shumë çështje simbolike për të parë mbështetjen e të gjithë njerëzve dhe se ata nuik po krijojnë një parti edhe pse kanë pasur mbështetjen e PD-së.
Në lidhje me reagimin e Ilir Metës, ai thotë se shpresonin që presidenti të bënte diçka për të shpëtuar Teatrin Kombëtar.
"Mendoj që të gjitha palët duhet të kishin bërë maksimumin, por se kemi mbështetur kurrë tek premtimet që mund të japin. Shpresonim që presidenti të bënte diçka, sepse premtoi disa hapa që nuk ndodhën. Nuk jam i zhgënjyer sepse nuk e kam vendosur fatin e teatrit tek presidenti", thotë regjisori.
Nisur nga pyetja e spikerit se çfarë do të ndodhë nëse nuk merret vendimi që teatri të ndërtohet aty ku ishte dhe në të njëjtën formë, ai është përgjigjur se Aleanca do të futet në një cikël protestash të pandërprera dhe më të gjera.
Aleanca për Teatrin ka planifikuar një tjetër protestë masive në Tiranë. "Jemi në kontakte me figura të shquara pjesë e artit, nuk kemi një datë të mundshme por në javët në vijim do të ndodhë", thotë Budina.
Gjatë turit nëpër qytete të Shqipërisë për mbledhjen e firmave për ndërtimin e Teatrit aty ku ishte dhe siç ishte, Budina kujtoi një moment në Peshkopi dhe nuk i mbajti dot lotët.
"Jam tronditur nga një vajzë në Peshkopi në vit të parë që kishte bërë një poezi për Teatrin. Është shumë tronditëse për një brez të ri që sheh që goditen artistët", thotë Budina mes lotëve.
Z.Budina me ne fund po e kupton qe politikanet ju perdoren ,por tani duhet te bindesh dhe veten qe teatri eshte histori e mbyllur,ruaj vetem hapesiren rreth tij!
Përgjigjuka me teper se nje muaj qe ua ze deren qyteteve duke henger dreka dhe darka qyl dhe me zor ka mbledh 14 mije firma , ku vetem ne Tirane nese do ti kerkohet qytetarve per te firmosur sa a ishin dakort per te prishur teatrin , Brenda dites do te mblidheshin me qindramijra firma dhe organizatoret nuk do hanin dreka dhe darka qyl si ka henger ky trap regjizori neper rrethe, pale ku na qurravitet para ekranit se nje vajze nga Peshkopia ( me te thene te verteten ajo vajze nuk e din Akoma se ku bie Tirona, pale me Teatri)na paska bo nje poezi, pse sna thua o Qyl se I ke zene deren e shtepise babait te saj , per te ngopur ploncin tat.
Përgjigju