Në një kohë kur dukej sikur Sali Berisha kishte marrë kontrollin e PD pasi një pjesë e mirë e deputetëve iu bashkuan në protestën e 7 korrikut, vjen një mbledhje surprizë e disa deputetëve demokratë që nuk kanë mbështetur nismat e tij.
Burime për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku bëjnë me dije se në mbledhjen e nisur në orën 18:00 morën pjesë rreth 23 deputetë, mes tyre edhe disa emra që dukej sikur po i bashkoheshin Berishës. Në fokus të diskutimeve është e ardhmja e tyre politike. Ftesa për tu mbledhur ka ardhur nga dy deputetët, Lefter Gështenja dhe Flamur Hoxha.Deputetët zhvilluan për disa orë diskutime informale sesi do të vijojë aksioni i grupit parlamentar në shtator ndërsa aktualisht vijon të jetë i ndarë. Ervin Salianji ka kërkuar bashkimin duke thënë: “Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike.” Së fundmi, Salianji i është bashkuar grupit të Berishës pasi ishte i pranishëm edhe në protestën e 7 korrikut. Burime për Report Tv bëjnë me dije gjithashtu se deputetët kanë kërkuar që Basha nuk duhet të shihet më si drejtues i Partisë Demokratike në të ardhmen, por vetëm si deputet. Besnikët e vetëm të Bashës duket se kanë qenë ishin kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Deputetët e pranishëm në takim
- Kreshnik Collaku
- Gazment Bardhi
- Dhurata Cupi
- Helidon Bushati
- Andia Ulliri
- Ervin Salianji
- Bledjon Nallbati
- Arbi Agalliu
- Lefter Geshtenja
- Flamur Hoxha
- Eralda Bano
- Merita Bakiu
- Kastriot Piroli
- Ferdinand Xhaferraj
- Emilia Koliqi
- Seladin Jakupllari
- Zheni Gjergji
- Dashnor Sula
- Grida Duma
Kujtojmë se në krah të Berishës në protestën e 7 korrikut ishin një grup deputetësh nga të 'trija' PD-të, përfshirë besnikët, si Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Luçiano Boçi. Gjithashtu, në protestë u panë edhe "kritikët" Grida Duma e Ervin Salianji, por nuk munguan as nga "grupi i Alibeajt" si Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Xhelal Mziu, Dhurata Çupi dhe aleatët Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka.
Burime për Report Tv kanë zbuluar se cfarë po ndodh në mbledhjen surprizë që ka nisur prej 2 orësh mes deputetëve të PD. Mësohet se prej më shumë se dy orësh po bëhen diskutime informale sesi do të vijojë aksioni i grupit parlamentar në shtator ndërsa aktualisht vijon të jetë i ndarë.
Ervin Salianji ka kërkuar bashkimin duke thënë: “Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike.”
Së fundmi, Salianji i është bashkuar grupit të Berishës pasi ishte i pranishëm edhe në protestën e 7 korrikut.
po o kafsha po. ska me lek mami Lalit...ku ti gjej ai...ska me as fiq ti shesi. Apo harove ramen qe flinte ne peze tek shoket se skish aredim dhome gjumi
PërgjigjuPse nuk i publikon komwntet o moderator legen
PërgjigjuSi ka munsi qe kta tgjith zbresin nga range rover , touareg te viteve te fundit . Me celularin me tfunit . Kush ja u blen kto ? Shteti ?? si ka munsi kjo hipokrizi e pafytyrsi e madhe . Ne finlande kryeministri perdor transport publik , ktu kto flliqsina vijn me makina 50mij euro , kta jan shpetimi yne ???
PërgjigjuPo o Bishë nuk marrin pak shëmbull nga Lali Eri që është i thjeshtë dhe i pastër si kristali që Lëviz me biçikletë apo Tigri që lëviz me Bently