Foto ilustruese

Sport

Mblidhen sot të apasionuarit pas sporteve të ujit, mbahet kampionati i parë “Canoe & Kayak Sprint”

4 Nëntor 2018, 11:20| Përditesimi: 4 Nëntor 2018, 11:25

  • Share

Sot, në Liqenin Artificial të Tiranës po zhvillohet kampionati i parë “Canoe & Kayak Sprint”. Pjesë e këtij kampionati janë të apasionuarit pas sporteve të ujit, të cilët vijnë nga qytetet e Shkodrës, Lezhës, si dhe nga Universitetet e Sporteve.

Gara zhvillohet në disiplinën 200m sprint me dy kategori: K1 – Kayak me 1 person (garë në mënyrë individuale) dhe K2 – Kayak me 2 persona (e ndarë në 2 bateri). Regjistrimi i pjesëmarrësve dhe përgatitja e materialeve për startimin e garës ka filluar në orën 10:00, ndërsa në orën 11:00 ka startuar gara me kategorinë K1, e cila do të pasohet nga kategoria K2. Rezultatet do të shpallen në përfundim të garave dhe më pas do të nxirren fituesit sipas kategorive përkatëse.

APR-ja ka nisur më herët punën për realizimin e Molit të ri të varkave e kanoeve në Parkun e Madh. Ky projekt synon nivelimin e bregut të para rritjes së nivelit të liqenit, montimin e platesë së drunjtë mbi mol si dhe zhvendosjen e inerteve që ishin aty për të krijuar një ambient mëse të përshtatshëm për çdokënd që do të përdorë varkat apo kanoen në Liqenin e Tiranës.

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?