Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes

Mblidhet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, rizgjidhet president Elez Gjoza

10 Nëntor, 17:54| Përditesimi: 10 Nëntor, 17:57

  • Share

SHKODËR - U zhvillua këtë të diel Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në qytetin e Shkodrës.

Gjatë Asamblesë ishin prezent Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe përfaqësues nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, Astrit Hasani. Kandidatët për president ishin Asim Belinovi dhe Elez Gjoza i cili është mbante postin aktual.

Gjoza u rizgjodh President i FSHP me 95% të votave, pra me 15 vota ndërsa Belinovi mori një votë.

Gjithashtu nga kjo asamble u zgjodh dhe Bordi Drejtues ku të zgjedhurit ishin:
Artur Lagja
Leonard Toska
Asim Belinovi
Arben Qafa
Endri Karina
Ilir Topuzi

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?