Socialistët mbledhin grupin, të shqetësuar për kaosin e dhunën e demokratëve në Kuvend! Spiropali: Garda me plan të ri për të menaxhuar situatën

7 Tetor, 11:27| Përditesimi: 7 Tetor, 13:17

  • Share

TIRANË - Sot është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Gazetarja Raziela Myslimaj raporton nga selia e Kuvendit se në mbledhjen e grupit janë diskutuar nismat e deputetëve socialistë që janë bërë publike edhe gjatë seancave plenare.

Në mbledhje është diskutuar edhe për situatën e fundit të ndodhur në Kuvend me opozitën.

Burime bëjnë me dije se deputeti Xhemal Qefalia ka ngritur shqetësimin në mbledhjen e grupit për incidentet e krijuara në 2 seancat e kaluara nga PD dhe ka kërkuar një menaxhim më të mirë të situatës nga shërbimet e sigurisë.

Mësohet se kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali ka informuar deputetët në mbledhje se Garda është duke hartuar një plan të ri masash për të menaxhuar më mirë situatën në parlament për të evituar skenat e seancës së fundit parlamentare.

Për socialistët mbetet i njëjti udhëzim si ai para nisjes së aksionit të deputetëve demokrat në parlament, që të vijojnë punën e tyre të pashqetësuar, pavarësisht aksionit të opozitës dhe akteve ekstreme të tyre.

Ndërkohë në kryeministri janë marrë masat e para, për fortifikimin dhe blindimin e dyerve përpara nisjes së protestës në orën 18:00.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?