Mblidhet kolegji zgjedhor, Biden pritet të shpallet zyrtarisht president i SHBA-së , Trump vazhdon akuzat

14 Dhjetor 2020, 09:21| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 15:39

  • Share

SHBA- Kolegji zgjedhor do të mblidhet ditën e sotme për të votuar zyrtarisht Joe Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të  Amerikës.

Secili prej anëtarëve do të ketë të drejtën e një vote. Biden ka planifikuar t’i drejtohet kombit të hënën në mbrëmje, pasi anëtarët e Kolegjit të kenë votuar.

Votat këtë vit kanë tërhequr më tepër vëmendjen pasi presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë zgjedhjet dhe ka vazhduar të ngrejë akuza kundrejt Bidenit.

“Unë shqetësohem nëse vendi do të ketë një president të paligjshëm, kjo është ajo për të cilën shqetësohem, ”tha Trump në një intervistë për Fox News
Pas disa javësh sfida ligjore, Trump nuk arriti të bindte gjykatësit në katër shtete, të cilat mund ta kishin vënë në dyshim rezultatin. Gjykatësit  refuzuan përpjekjen e Trump të premten.

Biden fitoi 306 vota elektorale kundrejt 232 vota të Trump në zgjedhjet presidenciale.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?