Politikë

Komisioni Hetimor miraton unanimisht raportin për shkarkimin e Metës! Hyseni: Ditë e mirë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës

28 Maj 2021, 10:43| Përditesimi: 28 Maj 2021, 19:23

  • Share

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka miratuar në mënyrë unanime raportin përfundimtar për gjetjet e shkeljeve kushtetuese të kryera nga Presidenti. Në raport cilësohet se presidenti ka shkelur 16 nene të Kushtetutës dhe se të hënën në Konferencën e Kryetarëve do të vendoset dhe data se kur do të votohet ky raport në Parlament.

Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni i cili lexoi raportin përfundimtar tha se sjellja e presidenti duhet të ishte në unitet dhe ekuilbrues në jetën politikë të vendit, por kjo gjë nuk ka ndodhur pasi me deklaratat e tij si para dhe gjatë fushatës elektorale, gjuha e përdorur nga Ilir Meta ishte konfrontuese dhe e nxehtë duke dalë nga 'kostumi' i tij i presidentit dhe rolit të 'paqeruajtësit' në jetën politike të vendit. Hyseni tha se Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhjet.

"Kjo nuk është një ditë nderimi për shtetin, por një ditë e mirë për demokracinë dhe shtetit të së drejtës pasi ishte një proces i shëndoshjes së demokracisë", tha Hyseni

Edhe anëtarët e komisionit Spartak Braho dhe Myslim Murrizi thanë se Ilir Meta shkeli Kushtetutën duke rënë moralisht në sytë e popullit dhe të ndërkombëtarëve.

Vetë Presidenca këtë raport e cilësoi nul dhe antikushtetuese dhe se Ilir Meta do të përfundojë të plotë mandatin e tij deri më 24 korrik 2022, duke mos e njohur vendimin e këtij komisioni "se ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës".

Sot Komisionin përmbylli punën e tij 3 javore dhe se raportin përfundimtar do ia dërgojë Kuvendit. Do të jetë në dorë të Parlamentit nëse do e votojë apo jo shkarkimin e presidentit. Në të gjithë procesin kohor të punës së Komisionit, vetë Presidenti Ilir Meta nuk ka pranuar të paraqitet edhe pse është thirrur disa herë prej tij.

Ky është komisioni i dytë i ngritur për shkarkimin e Ilir Metës, ku vendosmëria e socialistëve duket se këtë herë shkoi deri në fund. 

 

Ora 14:49
Komisioni miraton unanimisht raportin për shkarkimin e Ilir Metës

Komisioni hetimor ka votuar në mënyrë unanime duke miratuar raportin përfundimtar për verifikimin e shkeljeve të rënda kushtetuese të Presidentit Ilir Meta.

Ora 14:40
Shkarkimi i Metës, Murrizi: Të hënën vendoset data se kur do votohet ky raport në parlament

Anëtari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, Myslim Murrizi tha se të hënë përcaktohet datat se kur do të shkojë për votim ky raport , ndërsa tha se deputetëve duhet t'i vihet paraprakisht një materiale i përmbledhur në lidhje me këtë raport para se të votojnë.

"Shpreh votën time pro për raportin dhe mendoje se deputetet të kenë mundësi të lexojnë një material konkret dhe të shkurtër të këtij raporti që më pas të kryejnë aktin e votimit. Të hënën caktohet data se kur do të votohet ky raport në Parlament në Konferencën e Kryetarëve", tha Murrizi.

Ora 14:25
Braho: Mbështes raportin për shkarkimin e Metës! Presidenti ka rënë moralisht në sytë e opinionit, politikës e ndërkombëtarëve

1622204549_Screenshot1.jpg

Deputeti Spartak Braho në mbledhjen e Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta tha se e mbështet raportin përfundimtar që u prezantua. Sipas tij Meta e ka shkelur kushtetutën por dhe ka rënë moralisht në sytë e opinionit, politikës dhe të ndërkombëtarëve.

"Unë mbështes të githë përfundimet e cila me pak fjalë përmblidhet me një qëndrim ka shkelur rëndë kushtetutën. Vlerësoj grupin e punës që u morën posaçërisht. Raporti vjen në zbatim të një detyrimi që mori kuvendi për të ngritur komisioni hetimor. Duhet firmosur nga të gjithë anëtarët. Ne kërkuam që ti përgjigjeshin disa pyetjeve, nuk dëgjova asnjë fjalë për veprimtarinë e këshilltarëve ligjorë, mendoj se diçka duhet thënë.

Presidenti nuk është garant i kushtetutës. Ai ka thënë unë jami vetmi që garantoj zbatimin e kushtetutes dhe kjo nuk është e saktë. Ky preësident ka rënë moralisht, ky është një përfundim sa logjik aq edhe i kuptueshëm dhe i pranueshëm për opinionin. ai ka rënë në sytë e politikës, në sytë e ndërkombëtarëve. Nuk ka fuksionuar si president për disa arsye", tha Braho.

Ora 13:43
Shkarkimi i Metës, reagon Presidenca: Ilir Meta do përfundojë të plotë mandatin! Komisioni taktikë nul për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore

Ndërkohë që në komisionin hetimor për shkarkimin e  Ilir Metës po lexohet raporti përfundimtar që pritet të votohet në mënyrë unanime dhe t'i dorëzohet parlamentit, ka ardhur edhe reagimi nga Presidenca ku thotë se vendimet e këtij komisioni janë nul dhe antikushtetuese. Sipas Presidencën ky komision të vetmin qëllim të tij ka largimin e vëmendje nga krimet zgjedhore dhe krijimin e një farse kundër Presidencës, si të vetmin institucion që respekton Kushtetutën. Presidenca shprehet se Ilir Meta do të përfundojë të plotë mandatin e tij duke thënë se nuk e njoh kurrë vendimin e këtij komisioni.

"Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar", shkruhet në reagimin e presidencës.

Ora 12:29
Hyseni: Presidenti bëri fushatë hapur kundër partisë në pushtet, roli i tij nuk perceptohet në popull si unifikues

Kryetari i Komisionit Hetimor  për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Alket Hyseni tha se sjellja e presidenti duhet të jetë në unitet dhe ekuilbrues në jetën politikë të vendit dhe kjo jo vetëm në respektimin e Kushtetutës por dhe të perceptohet nga populli si i tillë.

"Presidenti nuk duhet të bëjë pjesë në asnjë parti politike, presidenti duhet të jetë uniteti por edhe duhet të shihet dhe perceptohet nga i gjithë populli si neutral.  Sjellja e Presidentit duhet të përcaktohet si rol ekuilibrues në jetën politikë të vendit dhe nuk përfshihet në lojën e përditshme politike. Kryetari i shtetit nuk duhet të mbështesë forca të caktuar apo t'i kundërvihet forcave të ndryshme politike. Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij. Edhe ODIHR shkruan se Meta mban një marrëdhënie kritike dhe të ashpër ndaj qeverisë duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese edhe të nxehta. Në kapacitetin e tij ai bëri fushatë kundër partisë në pushtet", tha Hyseni.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?