Kronikë

Mblidhet komisioni hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Më 18 maj seancë dëgjimore me Presidentin! Braho: Mos u nxitoni për ekspertët, ekspertiza e keqe të varros

11 Maj 2021, 10:11| Përditesimi: 11 Maj 2021, 15:56

  • Share

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e dytë. Kryetrari i komisionit, Alket Hyseni tha se javën që vjen do të ketë një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës. 

Data paraprake është caktuar më 18 maj, por shtoi Hyseni do të diskutojnë me zyrën e Presidencës për të gjetur një datë të duhur por brenda javës që vjen pasi këto janë limitet kohore të Komisionit.

Këtë fundjavë do të dorëzohen të gjitha raportet e kërkuara nga institucionet lidhur me objektin e hetimit, ndërsa më 24 maj të bëhet prezantimi përfundimtar i raportit në Komisionin Hetimor dhe më pas t'i çohet Kuvendit.

Një nga pikat e diskutuar më gjatë, që u miratua pa asnjë votë kundër, është caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme lidhur me objektin e hetimit, që është nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me deklarata e tij para dhe gjatë procesit zgjedhor. Kjo pati një kritike nga anëtari Spartak Braho, i cili tha se nuk duhet nxituar dhe se ekspertët të zgjidhen me tituj dhe të vlerësuar, pasi një ekspertizë e keqe do të sillte 'varrosjen' e çështjes.

 

Ora 11:00
Shkarkimi i Metës, Braho: Mos u nxitoni për ekspertët, duhet të jenë të vlerësuar! Ekspertiza e keqe të varros (VIDEO)

Pjesë e diskutimeve të Komisionit hetimor ishte zgjedhja e ekspertëve dhe për të dhënë në fund vlerësimet e tyre. Anëtarët kërkuan që në komision të ishin dy ekspertë, ndërsa një pjesë vlerësuan emrin e Erind Mërkurit. Anëtari Spartak Braho tha që Komisioni të mos nxitohet pasi ekspertët duhet të jenë me tituj të vlerësuar, pasi një ekspertizë e keqe mund të 'varrosë' të gjithë hetimin. Ndërkohë që Komisioni vendosi që seancën e radhës të sillet një listë me emra të ekspertëve nga anëtarët e komisionit për të bërë caktimin e tyre.

Vasilika Hysi: Propozoj të kem edhe ekspertë. Mendoj të diskutojmë për numrin e ekspertëve, të jenë një ose dy. Do doja të thoja dy fjalë për ekspertin, Erind Mërkuri. Është pedagog në Universitetin e Tiranës, mban dragën shkencore Doktor, ka një aktivitet të gjerë në fushën e të drejtës kushtetuese, është njohës shumë i mirë i praktikës së Gjykatës Kushtetuese, por edhe i Gjykatës së Strasburgut, por edhe i praktikës së Komisionit të Venecias. Është angazhuar nga Kuvendi hera herës në çështje që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë. Ka një veprimtari shumë të gjerë kërkimore në këtë fushë.

Alket Hyseni: Edhe unë e njoh ekspertin, i njoh punën, besoj që është i denjë për të qenë ekspert i këtij komisioni. Sekretaria të shpërndajë tani CV e ekspertit.

Spartak Braho: Të nderuar kolegë, procedura e ekspertimit të shkeljeve që pretendohet se ka kryer President është momenti më i rëndësishëm i këtij komisioni. Të mos nxitohemi. Pjesa dërrmuese e këtyre anëtarëve e dinë ç’do të thotë një ekspertizë e mirë apo e keqe. Një ekspertizë e mirë të hedhë matanë, një ekspertizë e keqe të varros. Ky komision gjykon nëse ka shkelur apo jo Presidenti rëndë Kushtetutën, që do të thotë që ne të përballemi me interpretimin e Kushtetutës, të shumë akteve të tjera të Gjykatës Kushtetuese me interpretimin e tërë vendimeve, dhe fjalët e ekspertëve janë përfundimi i punës sonë. Ekspertët duhet të kenë nivel të lartë profesional, sepse po gjykojmë Presidentin. Nuk kam vërejtje për shokët, se nuk i njoh, janë çuna të rinj, unë jam i kohës kur thërrisnim ekspert Luan Maron, por ky tani është plakur. Do të mendoja që si ekspertë përveç emrit që përmendët, që arrin deri te Doktor, ndërkohë që neve na duhen Profesorë këtu me tituj, unë do të them pse të mos jetë edhe Viktor Bumi. Nuk e kam marrë mendimin e tij, por unë do ta propozoja. Duke e njohur nga afër, vlerësimin dhe cilësitë e tij, them se ka një lloj paanshmërie. Them të mos e vendosim sot punën e ekspertëve, të shohim e të lexojmë emrat, të lexojmë biografinë e tyre dhe e votojmë ditën e premte. Na duhet një listë me disa emra. Unë do të gjykoja, bazuar në materialin që kemi, të tëra akuzat ndaj presidentin, pjesa dërrmuese e tyre janë të pasqyruara në materiale filmike, prononcimet e tij dhe të medias së shkruar, do të kërkoja që këto materiale të transkriptohen, nuk shkon. Unë jam marrë me të tilla ekspertime. Po t’i kemi të transkriptuara është edhe më serioze për komisionin. Ne kemi ekspertë shumë të mirë. Nëse këtë logjikë e pranoni, unë mund të ofroj edhe ekspertin apo grup ekspertësh për këtë punë.

Ora 10:25
Shkarkimi i Metës, Hyseni: Më 18 maj  seancë dëgjimore me Presidentin! Më 24 maj paraqitet raporti përfundimtar në komision (VIDEO)

Kryetrari i Komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Matës, Alket Hyseni tha se javën që vjen do të ketë një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës.  Ai tha se data e caktuar është 18, por do të diskutojnë me zyrën e Presidencës për të gjetur një datë të duhur por brenda javës që vjen.

Gjithashtu Hyseni tha se këtë fundjave do të dorëzohen të gjitha raportet e kërkuara nga institucionet lidhur me objektin e hetimit, ndërsa më 20 maj do të jepen konkluzionet e raportin përfundimtar dhe do i lihen 4 ditë kohë të shkruhet në mënyrë që më 24 maj të bëhet prezantimi përfundimtar i tij në Komisionin hetimor dhe më pas t'i çohet Kuvendit. Komisioni miratoi në mënyrë unanime kalendarin e punimeve.

"Më 14 maj 2021 do të bëhet miratimi i planit përfundimtar të komisionit hetimor dhe më 17 maj administrimi i raporteve të marra nga institucionet e lidhura me objektin e hetimit, deri në fund të javës do na vijën informacionit nga institucionet. Më 18 maj do të kemi seancë dëgjimore me Ilir Metën por do të flasim me zyrën e presidentit për të gjetur një datë të duhur por  fleksibiliteti do të jetë i kushtëzuar vetëm brenda javës që vjen pasi afatet janë të përcaktuara. Më 20 maj do të nxjerrim konkluzionet e hetimit, për t'i dhënë kohë shkrimit të raportit përfundimtar në mënyrë që në 24 maj të jemi në prezantimin final të raporti në Komisionin hetimor dhe më pas ta dërgojmë në Kuvend", tha Hyseni.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?