Politikë

Shkarkimi i Metës, Komisioni miraton planin e hetimit! Braho: Si e vlerësoni gjendjen psiqike të presidentit, se populli e quan ‘të çmendur’

14 Maj 2021, 11:13| Përditesimi: 14 Maj 2021, 19:38

  • Share

Këtë të premte (14 maj) është mbledhur sërish Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Gjatë mbledhje së sotme të gjithë anëtarët e Komisionit Hetimor kanë zgjedhur dy ekspertët ligjor të komisionit, Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun.

Gjatë mbledhjes është diskutuar mbi përgjigjet e marra nga institucionet, në lidhje me objektin e komisionit për shkeljet e kryera nga presidenti Ilir Meta, gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni teksa tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë deputeti Myslim Murrizi kërkoi që të në seancën dëgjimore të marrë pjesë edhe kreu i SHISH si dhe drejtori i Policisë së Shtetit.

Sakaq gjatë diskutimit dhe ngritjes së pyetjeve, anëtari i Spartak Braho ka pyetur dy kolegët mjekë për gjendjen psikologjike dhe jo normale të presidentit Meta duke ju referuar deklaratave të tij me deklaratat e tij. Edmond Stojku ka tha se nuk do të ishte keq që të bëhej një kqyrje e thellë profesionale në lidhje me gjendjen psikologjike. Megjithatë anëtarja Klotilda Bushka tha se do të bëhet verifikimi i hetimit të shkeljeve që pretendohen nga kolegët deputet. 

Ora 11:53
Braho përmend deklaratat e Metës dhe i drejtohet Stojkut si mjek: Si e vlerësoni gjendjen psiqike të presidentit, se populli e quan ‘të çmendur’

 

Deputeti Spartak Braho ka kërkuar që për presidentin Ilir Meta të ketë një vlerësim për gjendjen e tij psikologjike, për shkak të deklaratave të tij.

Braho: 'Mos dëgjoni don Agaçion! Nëse derdhet një pikë gjak mjerë ju, nesër duhet të jetë festa e demokrasicë. Kriminelët janë të rrezikshëm, por më të rrezikshëm kriminelët e veshur me uniformë.' Presidenti është shfaqur në deklarata në gjendje psikologjike aspak normale. Dua ti drejtohem Stojkut, si e vlerësoni gjendjen psiqike të presidentit mos jemi në kushtet të papranueshme të tij!

Hyseni: Është një nga rastet që parashikohet në Kushtetutën por procedura nuk është rasti konkret por merakun që ka Braho, do të merrni një përgjigje.

Stojku: Ky është një problem krejt profesional mjekësor. Problemi këtu diskutohet për një luhatje të theksuar të humorit që gjendja e stresit varion me shqetësime që arrijnë në vendimmarrje të gabuara të individëve në pushtet. Nuk do të ishte keq, nëse mendohet pozitive nga komisioni një kqyrje më e thellë profesionale. Nuk e di nëse do të ishte udhës, por njihen stresi emocional, ndodhin dhe nuk duhet të ndodhin në vazhdimësi. Kur kemi disa shpërthime të herëpashershme mund të merret në konsideratë.

Bushka: Është një procedurë tjetër. Ne kemi verifikimin e hetimit të shkeljeve që pretendohen nga kolegët deputet. Nuk paragjykoj kërkesat!

Braho: Duhet të hetojmë edhe shkaqet. Këto janë veprime të një njeriu të çmendur se populli ashtu e quan, apo janë veprime të një njeriu që ka luhatje emocionale.

Ora 11:40
Murrizi: Të vihet në dispozicion praktika e shkarkimit të presidentit të Italisë në ’93! Në seancë degjimore të thirret shefi i SHISH dhe Drejtori i Policisë

 

Deputeti Myslim Murrizi ka ngritur dy çështje në mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Murriz sugjeroi që të vihet në dispozicion praktika e shkarkimit të presidentit të Italisë në vitin 1993. Po ashtu Murrizi kërkoi që në seancën hetimore të thirrej edhe kreu i SHISH, edhe Drejtori i Policisë së Shtetit.

‘Unë ne do të jemi deputet deri me datën 9 shtator. Ne nuk bëjmë gjyqe do të shprehemi me votë. Është hera e parë që një komision hetimor ka edhe një organ tjetër. E para është votimi në seancë dhe vendimi atij Kuvendi. Nëse do të jetë 94 do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese. Do doja që ta shtrinim pak kërkesën ne arshivat e parlamentit. Do doja të kishim në dispozicion praktikën e shkarkimit të presidentit të Italisë në ’93 pas kërkesës së një deputeti. Të na vihet në dispozicion praktika në Itali se çfarë hapash kanë ndjekur., unë nuk mjaftohem me Lituaninë. Do të doja të kishim shefin e SHISH apo dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, të zhvillohej një seancë dëgjimore.’- tha Murrizi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 14/05/2021 16:00

    Meta eshte nje bolekandari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?