Politikë

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit, Bushka: Meta nxiti dhunën dhe përplasjet gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

26 Maj 2021, 14:26| Përditesimi: 26 Maj 2021, 15:00

  • Share

Është mbledhur gjatë ditës së sotme Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga presidenti Ilir Meta, teksa bëhet gati për draftimin e raportit që më pas do t’i dorëzohet parlamentit për votim.

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, sekretare e Komisionit tha se janë shqyrtuar të gjitha materialet që ato kanë në dispozicion përfshirë edhe raportet e ekspertëve ligjorë duke kërkuar që të ketë dhe një përmbledhje ekzekutive të shkurtër të raportit. Bushka tha se ka një dosje voluminoze më të dhëna, ndërkohë që theksoi se presidenti nxiti dhunë dhe përplasjet gjatë zgjedhjeve.

‘Ne jemi në disponim të plotë të të gjitha akteve dhe shkresave që përbën provë në këtë proces hetimor. Me marrjen e procesverbalit të mbledhjes së djeshme, konsiderohet se ne disponojmë të gjithë materialin, për të vijuar me hartimin e një draft raporti. Gjykojmë që të ketë një përmbledhje ekzekutive të raportit. Do të jetë voluminoz raporti, por do duhet edhe një panoramë e përmbledhur të atyre që do të ketë në raport. Renditja e fakteve duhet të jetë pjesë e raportit, është e rëndësishme të kemi një renditje të dispozitave kushtetuese dhe ligjore për t’i analizuar.Presidenti Meta prishi ekulibrin politik me deklarata e tij. Presidenti nxiti dhunën dhe përplasjet gjatë zgjedhjeve. Kërkesa e kolegëve deputetë referon në pretendime për shkelje të rënda kushtetuese. Po shqyrtojmë para rastit shkeljen e rëndë kushtuese. Komisioni do të duhet të këtë një qartësi mbi natyrën e këtyre shkeljeve.'- tha Bushka.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 26/05/2021 19:30

    Akoma nuk e paskeni votuar shkarkimin e like injoranti e kokemadhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?