Ligjet, 'po' propozimit të PD për hapje të plotë të dokumenteve të ish-sigurimit, Meta dhe Berisha 'në sitë'! Ndryshon edhe ligji për DSIK

7 Tetor 2022, 10:24| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 15:19

  • Share

Komisioni i Ligjeve pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeajt për deklasifikimin e dosjeve përveç rasteve kur cenohet siguria kombëtare, ndërsa palët u përfshinë në debate sa i takon pikës së dytë të kërkesës së demokratëve për akses të pakufizuar në to. Debati mes mazhorancës dhe opozitës u fokusua tek target grupi që do të ketë të drejtë të shohë dosjet që tashmë do quhen vetëm dokumente.

Sipas socialistëve, mungesa e kufizimit në akses nëpër dosje, do të cenonte sigurinë kombëtare dhe s’mund të rrezikohet një përplasje sociale. Ndërsa, deputetët demokratë kërkuan që çdo kush ti shohë ato.

Komisoini i ligjeve do të diskutojë në mbledhjen e ardhshme për propozimin e socialistëve për të shfuqizuar certifikatat e pastërtisë së figurës të dhëna nga komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”. Këto ndryshime ligjore do i hapnin rrugë autoritetit të dosjeve të skanonin figurën e Ilir Metës, por edhe ish kryeministrit Berisha, i akuzuar për lidhjet e tij me Partinë Komuniste.

Kërkesa e Alibeajt për de klasifikimin e dosjeve të ish sigurimit u miratua nga komisioni i ligjeve këtë të premte si pjesë e ndryshimeve ligjore në pr/ligjin për “Informacionin e Klasifikuar”, ku ndër të tjera parashikohet dhe ndryshimi i emrit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që do të quhet Autoriteti Kombëtare i Sigurimit të Informacionit Klasifikuar (AKSIK).

Mbledhja u shoqërua me diskutime! Gjatë diskutimeve tek Komisioni i Ligjeve, socialistët propozuan kalimin nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në krijimin e AKSIK: Autoritetit Kombëtarë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Deputetja e Patisë Demokratike Dhurata Çupi u shpreh skeptike, duke theksuar se Autoriteti është një njësi e pavarur, ndërsa emërimi i kreut të autoritetit, drejtorisë në këtë rast, është me vendim të Kryeministrit dhe ka konflikt. Sipas Felajt të PS, nuk ka konflikt, pasi autonominë e jep ligji, jo emri i institucionit.

Diskutimet:

Ermonela Felaj, Relatore e çështjes; Ka pak ndryshime, nga projekt ligji origjinal i sjell bënë Kuvend. Ndryshimet janë edhe sipas kërkesës ndryshimeve të kërkuara nga Partia Demokratike…

Çupi: Duke qenë se është një autoritet, siç po e përkufizoni tani, është i pavarur, ndërsa emërimi i drejtuesit është nga Këshilli i Ministrave, a mos ka një konflikt në këtë mes?

Felaj: Pavarësinë dhe autonominë ta jep ligji, jo fjala në vetë vete, nëse dëshironi ju e ka funksion ekskluziv zbatimin e politikave të standardit të sigurisë për dokumentet e klasifikuar. Pavarësinë dhe autonominë ta jep ligji, jo fjala në vetë vete, nëse dëshironi ju e ka funksion ekskluziv zbatimin e politikave të standardit të sigurisë për dokumentet e klasifikuar...Ne besojmë se ky ndryshim e ndihmon institucionin në zbatueshmërinë e efikas të ligjit…

Çupi: Nëse e bëjmë autoritet, duhet që ligji t'i japë të gjithë autoritetit…S'kam kundërshtim me fjalën autoritet, por duhet të jemi konçiz, kur themi autoritet, themi pavarësi.

Felaj: Nuk prekim funksionet e institucionet, kemi pranuar propozimet e institucionit, thjesht i japim emër të ri.

Bushka: Ndryshimi pra po vjen për shkak të adaptimit me ligjin, jo organik e funksional.

Drejtori i DISK, Dorian Tola: Ne propozuam të kemi emrin ekzistues, por në NATO ne kemi emrin NSA, National Security Assosiationm, por ky ndryshim, pra vendosja autoritet, është më shumë deklarative sesa funksionale.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?