Kryemadhi ‘spastrohet’ nga Kryesia e PL, por zgjidhen dy të besuarit e saj, Braimllari e Elona Guri! Meta: Rama ka kapur për fyti drejtësinë

1 Maj, 10:06| Përditesimi: 1 Maj, 17:49

  • Share

TIRANË-  Komiteti Drejtues i Partisë së Lirisë ka zgjedhur Kryesinë e re. Ashtu siç ishte paralajmëruar nga vetë Ilir Meta se do t’i jepet fund nepotizmit në parti, Monika Kryemadhi është larguar. Por në listën prej 45 anëtarësh, në Kryesi janë zgjedhur edhe Endrit Braimllari dhe Elona Guri, të cilët njihen si krahu i djathtë i Kryemadhit.

Ilir Meta kishte ashpërsuar gjuhën për tradhtarë brenda Partisë së Lirisë, duke shigjetuar grupin e Kryemadhit. Për bashkëshorten e tij ai tha se nuk ka më vend në strukturat drejtuese, ndërsa Braimllari pas përplasjeve me Metën dha dorëheqjen si nënkryetar, por ai u zgjodh anëtar i Kryesisë me 156 vota.

Në fjalën e tij para anëtarëve të Komitetit Drejtues, Ilir Meta nuk e la jashtë retorikës politike SPAK-un dhe sistemin e drejtësisë, që sipas tij janë nën ndikim të plotë të kryeministrit Edi Rama. Meta akuzoi kreun e qeverisë se ka futur në kolaps sistemin e drejtësisë.

“Drejtësinë e ka kapur për fyti edhi Rama. Do iki se s’bën, si nuse do iki. Ku është Ramaforma e premtuar. Me hartën e re gjyqësore që bënë këta, që thanë do përmirësohet aksesi në drejtësi, i lanë qytete pa gjykata. Janë 115 mijë dosje që nuk janë prekur me dorë. Zbrazën gjykatat dhe prokuroritë duke u zhytur në kolaps sistemi i drejtësisë qëllimisht”, tha Meta.

Kur vjen puna tek çështjet e brendshme, modelin e suksesit që do t’u tregojë të rinjve në parti e ka të qartë. Erisa Xhixhon, foton e së cilës kërkon ta vendosë në çdo kat të selisë.

“Këtu nuk pranoj mendim ndryshe, foto e tretë do jetë e Erisa Xhixhos. Pse do jetë e Erisa Xhixhos se ka qenë 17 vjeç kur ka themeluar LSI, në çdo kat do jetë një nga ato vitet apo momentet kur Erisa ka qenë në krye të sakrificave të LSI e deri atje lart kur është zgjedhur zv.presidente. E dua si një model për të gjithë të rinjtë. Pa djersitje nuk ka arritje”, vijoi Meta.

Ms shumë emrave të tjerë, të denjë për tu vendosur në korridoret e godinës si kontribuues e themelues të partisë, emri i Monika Kryemadhit nuk u dëgjua askund. 

“Aty nga kati i parë deri te kati i fundi i presidentit do jetë histori. Historia do fillojë që në hyrje me fotografinë e të paharruarës e motrës së Margarita dhe Kristaq Tutulanit, Afërdita Tutulani, një nga themelueset e kësaj force politike”, tha Meta.

Shpërblimi për anëtarët e partisë, Meta ua bëri të qartë se do të jetë vetëm puna.

Ora 14:48
Studente e Drejtësisë, 21-vjeçarja Dea Nako zëdhënësja e re e Partisë së Lirisë

1714567607_deanako.jpg

Ilir Meta ka caktuar si zëdhënëse të Partisë së Lirisë 21-vjeçaren Dea Nako. Ajo është studente e Fakultetit të Drejtësisë, ndërsa lajmin për caktimin e saj si zëdhënëse e bën me dije Erisa Xhixho në një postim në Facebook.

“Pas shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjes të Kryesisë Politike të Partisë së Lirisë, kam kënaqësinë që në prag të mbledhjes të parë të Kryesisë së re të njoftoj vendimin e marrë nga Presidenti i Partisë të Lirisë, Ilir Meta, që zëdhënëse e Partisë të Lirisë do të jetë nga sot, Dea Nako, 21 vjeç, studente për Drejtësi.

Shqipëria do t’u përkasë të rinjve dhe të rejave dhe ata do të jenë zëdhënësit më të fuqishëm të vendimeve historike të Konventës Kombëtare për zbatimin e 5 Prioriteteve që e bëjnë Atdheun tonë me 4 milionë shqiptarë plus.

Urime Deas dhe bashkë për një qëllim: Për ty Atdhe”, shkruan Xhixho.

Ora 14:15
Miratohet Kryesia e re e Partisë së Lirisë, largohet Kryemadhi! Zgjidhen dy të besuarit e saj, Braimllari dhe Elona Guri (EMRAT)

1714231247_ewgw.jpg

Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi ka publikuar rezultatet e votimit në Komitetin Drejtues për Kryesinë e re Politike të Partisë së Lirisë. Kryesia e re e Partisë së Lirisë përbëhet nga 45 anëtarë, ndërsa pas ndryshimeve në Konventë është larguar Monika Kryemadhi.

Por ajo çfarë vihet re nga lista është se në Kryesinë e PL janë zgjedhur edhe dy të besuarit e Kryemadhit, Endrit Braimllari dhe Elona Guri, për të cilët Meta ka hedhur jo pak akuza si tradhtarë.

1. Ilir Meta ( President )
2. Erisa Xhixho (Zv/Presidente)
3. Edmond Haxhinasto (Kryetar i KDK)
4. Tedi Blushi (Sekretar i Përgjithshëm)
5. Silva Caka (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)
6. Brunilda Haxhiu (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)
7. Anxhela Shenaj (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)
8. Bedri Merhori (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)
9. Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)
10.Kristian Kina (Kryetar i LRI)
11. Ambasador  Agim Nesho – 185 vota
12. Prof. Edmond Panariti– 180 vota
13. Prof. Petraq Milo – 177 vota
14. Lefter Maliqi– 175 vota
15. Petrit Vasili– 171 vota
16. Eriona Bixha– 170 vota
17. Erisilda Hoxha– 167 vota
18.Brunilda Paskali -165 vota
19. Ismeralda Seidolli– 163 vota
20. Brunilda Salaj– 163 vota
21. Anisa Ibraj– 162 vota
22. Dr.Miranda Rira– 160 vota
23. Ana Gjidiaj– 157 vota
24. Genc Gjokutaj– 156 vota
25. Endrit Braimllari– 156 vota
26. Ines Shehu– 156 vota
27. Petrit Sinaj – 154 vota
28. Kejdi Mehmetaj– 152 vota
29. Myrvete Asqeri– 150 vota
30. Kontjana Kuçi– 150 vota
31. Ana Azizaj– 149 vota
32. Floida Kërpaçi– 149 vota
33. Viktor Tushaj – 148 vota
34. Rexhep Ballmi– 147 vota
35.Prof. Nora Malaj– 146 vota
36. Gentian Çala– 146 vota
37. Baki Dervishi– 144 vota
38. Ardit Çela – 144 vota
39. Elda Ballabani– 142 vota
40. Elona Guri– 141 vota
41. Luan Qato– 141 vota
42. Arla Merja– 140 vota
43. Besnik Jakaj– 133 vota
44. Prof. Luigj Turmalaj– 132 vota
45. Faik Basha– 129 vota

Ora 11:20
Meta kërkon fotot e Erisa Xhixhos në selinë e PL: Nuk pranoj mendim ndryshe, vendosni në çdo kat! Duhet fryma e meritokracisë brenda nesh

Përpos riorganizimit të partisë, Presidenti Ilir meta kërkon edhe ndryshime në seli. Meta tha se do të rikthejnë historinë e do vendosin foto të mitingjeve e betejave të PL. Përpos disa figurave, Meta kërkoi që në seli të vendosen edhe fotot e Erisa Xhixhos në çdo kat. Në këtë pikë ai nuk pranon mendim ndryshe, duke thënë se e do si një model për të gjithë të rinjtë.

"Përveç një organizimi të jashtëzakonshëm dhe të hekurt që tashmë ka filluar dhe do vazhdojë me votimin e sotëm, na duhet të rikthejmë edhe emocionin dhe historinë në selinë tonë qendrore. Kemi pasur foto e atyre mitingjeve të bukura, atu ka vetëm mure të bardha si ato mapot e kohës së Enverit. Edhe me 20-vjetorin e rastit të Partisë së Lirisë. Aty nga kati i parë deri te kati i fundi i presidentit do jetë histori. Historia do fillojë që në hyrje me fotografinë e të paharruarës e motrës së Margarita dhe Kristaq Tutulanit, Afërdita Tutulani, një nga themelueset e kësaj force politike. Me fotografinë e Zija Hysit një intelektual i shquar dhe paharruar, një nga nxitës kryesor të mi për të krijuar këtë forcë politike.

Fotografia e tretë, këtu nuk pranoj mendim ndryshe, foto e tretë do jetë e Erisa Xhixhos. Pse do jetë e Erisa Xhixhos? Se ka qenë 17 vjeç kur ka themeluar LSI, në çdo kat do jetë një nga ato vitet apo momentet kur Erisa ka qenë në krye të sakrificave të LSI e deri atje lart kur është zgjedhur zv.presidente. E dua si një model për të gjithë të rinjtë. Pa djersitje nuk ka arritje. Edhe më vjen keq se kemi mbështetur dhe u kemi dhënë mundësi të rinjve të tjerë shumë më tepër se i kemi dhënë Erisës, por ajo kurrë nuk u demotivua.

Përkundrazi me qëndrueshmërinë e saj është kthyer në një model dhe problemi ynë është se akoma kryetare të LRI dinë Erisa Xhixhon. Kjo nuk është vetëm meritë e saj por dhe problem i pasuesve të saj. Por shumë shpejt do kemi konventë dy herë më të madhe vetëm me të rinjtë e të rejat. Na duhet kjo frymë e hapjes, përfshirjes, e meritokracisë brenda nesh, nuk dua të zgjatem më shumë, dua t’iu siguroj që një punë e re me themele të reja ka nisur dhe shpejtësia vetëm do shtohet", tha Meta. 

Ora 10:56
Meta: Rama ka kapur drejtësinë për fyti, do iki nga qeverisja si nuse! Sistemin e drejtësisë e kanë futur në kolaps

 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kapur drejtësinë. Meta u ndal edhe në hartën gjyqësore, duke thënë se ‘Rilindja’ e ka futur sistemin e drejtësisë qëllimisht në kolaps.

Vjedhin edhe lekët e BE, bëjnë edhe këtë turp. Ka edhe njerëz të ndershëm që nisin hetimet. I çoi lekët e IPARD te inceneratori, ndërkohë ata në fier i derdhin domatet në rrugë. Kjo ndodh se s’ka drejtësi, drejtësinë e ka kapur për fyti edhi Rama. Do iki se s’bën, si nuse do iki. Ku është Ramaforma e premtuar. Me hartën e re gjyqësore që bënë këta, që thanë do përmirësohet aksesi në drejtësi, i lanë qytete pa gjykata. Edhe Shkodrën po e kthejnë në një kryefshat, i hiqet Shkodrës drejtoria arsimore. Po ua nxin jetën qytetarëve, duke ua bërë zero aksesin për të kërkuar dhe marrë drejtësi, duke nxitur qëllimisht shpopullimin. U 4-fishua koha për të shqyrtuar një dosje. Janë 115 mijë doje që nuk janë prekur me dorë, dhjetëra mijëra shqiptarë s’do marrin drejtësi sa të jenë gjallë me rilindjen. Zbrazen gjykatat dhe prokuroritë duke u zhytur në kolaps sistemi i drejtësisë qëllimisht.

Ora 10:33
Meta anëtarëve të Komitetit drejtues të PL: S’kemi kohë për të pushuar, s’duam të ndryshkemi

 

Ilir Meta ka mbledhur Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, ndërsa me batuta u tha anëtarëve se s’ka kohë për të pushuar në të kundërt ndryshken.

“Kush pushon ndryshket thotë gjermani. Ne s’kemi kohë për të pushuar se s’duam të ndryshkemi. Edhe ndryshkun që kishte lënë bashkia te lapidari i detyruam që ta lyejnë. Shumë shpejt falë qëndresës heroike të populli tanë do ta heqim ndryshkun nga bashkia e 5D dhe inceneratorin që nuk ekziston”, tha Meta.

Ora 10:31
Mblidhet Komiteti Drejtues i PL, Meta: Kemi pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon, ja 5 prioritetet tona

 

Presidenti i PL, Ilir Meta thotë se partia ka një program ambicioz me 5 prioritete me qëllim kthimin e 4 mln shqiptarëve. Meta thotë se vendi ynë ka pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon, ndërsa qeveria ka rritur borxhin publik. Ai thekson se kostoja e jetesës është rritur për shkak të rritjes së çmimeve. Presidenti i PL u ndal edhe te 5 prioritetet, nga ndalimi i shpopullimit te rritja e pensioneve dh e pagave.  

“Partia jonë është e qartë me 5 prioritete kryesore. Ndalimin e shpopullimit, rritje pensionesh dhe pagash, investimi ë arsim dhe kapitalin njerëzor, bujqëria dhe ulja e kostos së jetës, Shqipëria fuqi eksportuese. Programi i PL është ambicioz, realist. Sot vendi ynë ka pagat dhe pensionet më të ulëta. Paga mesatare është 1.5 herë me e ulët se në Bosnje dhe Maqedoni, 1.6 herë më e ulët se në serbi dhe Mal të zi. Masa e pensionit është dy herë me e ulët në Kosovë, a ka logjikë kjo. Pensioni 2.1 herë me i ulët se në Maqedoni. Qeveria e Rilindjes ka shtuar barrën e borxhit, është rritur kosto e jetesës nga rritja  e çmimeve, veçanërisht nga rritja e çmimeve ushqimore dhe apartamenteve. 50 mijë apartamente bosh, çmimet i dini ju, sa ka vajt qiraja në Astir. Jemi parti e 5 prioriteteve për 4 mln shqiptarë plus. Angazhohemi që në mandatin e parë qeverisë të dyfishojë pagat e punonjësve, mësuesve, të mjekëve dh e infermierëve dhe i kemi të gjitha mundësitë. Të dyfishojmë pensionet për ta rritur mbi nivelin e rajonit, të ulë nivelin e varfërisë dhe të zhdukë nga harta e Shqipërisë varfërinë ekstreme", tha Meta.

Ora 10:30
Komiteti Drejtues i PL, Erisa Xhixho: 5 prioritetet tona, do t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve

 

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho mori e para fjalën në Komitetin Drejtues, mbledhje në të cilën pritet të miratohen ndryshimet në Kryesi. Erisa Xhixho u ndal tek 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, përmes së cilave tha se do i kthejnë Shqipërinë shqiptarëve.

“PL ka një plan të qartë se si mund t’ia rikthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Kemi 5 prioritetet përmes të cilave do të zhbëjmë dëmin e madh që kjo qeveri e korruptuar iu ka bërë njerëzve, ndalimi i shpopullimit, rritja e pagave, ulja e kostove të jetës, dhe shndërrimi i vendit në fuqi ekspertuese. Janë 5 prioritete të PL-së, të cilat janë të panegociueshme. Ato do të zbatohen sapo ne të jemi në qeverisje nesër. Nëse flasim për të ardhmen, duhet të flasim për edukimin, për shkollat. Politikat e dështuara pa vizion e kanë sjellë Shqipërinë në gjendjen më të rëndë. Nuk përgatisim dot mësues, se nuk kemi kapital njerëzor. Ndaj rritja e pagave për pedagogët, që ishin qesharake, nuk ka zgjidhur asnjë problem”, tha ajo.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • zakarel zaka: 02/05/2024 10:41

    e kemi mundur 4 here elonen ne durres le te vije per te pesten

    Përgjigju
  • ATDHETARI: 01/05/2024 15:02

    ME PËRJASHTIM TË TH.XH. YTAT DHE TI JENI FUNDËRINA TË SISTEMIT QË IKU DHE HAJDUT NË KËTË SISTEM.TURP PËR JU..

    Përgjigju
  • ATDHETARI: 01/05/2024 14:56

    Erisa me përjashtim të gjyshi

    Përgjigju
  • Niku: 01/05/2024 14:48

    Para se tu kethesh shqiperine shqiptareve na kethe ato qe ke vjedhur kokerr me kokerr......

    Përgjigju
  • Po mër po: 01/05/2024 14:33

    Do ja ktheni Shqipërinë Grekut Janullatos

    Përgjigju
  • Tharku thirty: 01/05/2024 13:21

    Ky Erises I ka pagujt shkollimin ne Londer dhe i ka ble hyrje ne çdo plazh te Shqipnise dhe I ka gjet edhe burrin e shum shpejt edhe Erisen tapo e shikjoni ne dyers e SPAK me dhan llogari per at pasuri ku e mori?

    Përgjigju
  • Çepani: 01/05/2024 12:08

    O Like lëre fotografinë e Erisës dhe na trego fotografinë e babait tënd komisar Rexhep Metaj dhe të nënës tënde,nënë e baba nuk të bëhet asnjë,Erisa e Monika ka sa të dush... Kthjellohu Like....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?