Mblidhet Komiteti Ekzekutiv/ FSHF cakton datën e Asamblesë dhe shpërblen ekipin kombëtar të futsallës

10 Shkurt 2020, 17:50| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 17:52

  • Share

Në ambientet e FSHF-së është zhvilluar sot mbledhje e Komitetit Ekzekutiv, që mbi të tjera vendosi edhe datën e zhvillimit të Asamblesë së zakonshme, e cila do të mbahet me datën 9 prill në Tiranë.

Komiteti Ezekutiv vendosi gjithashtu shpërblimin e ekipit kombëtar të futsallës me 15 mijë euro, për shkakun se u kualifikua në turin eliminator të Europianit.

Njoftimi për mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv

Më datën 10 Shkurt është mbajtur në ambjentet e Federatës së Futbollit mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.
Në këtë mbledhje u vendos zhvillimi i Asamblesë së zakonshme të FSHF dhe rendi i ditës, që do të mbahen më datën 9 Prill në Tiranë.
Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, vendosi që të ndajë një premio prej 15 mijë Euro për Ekipin Kombëtar të Futsalit, si një vlerësim i merituar pas suksesit të tyre në kalimin e turit në Elite Round.
Komiteti vendosi të diskutojë në mbledhjen e radhës dy propozime të rëndësishme për organizimin e Kampionatit Kombëtar U-13 dhe U-21, pasi këto propozime të diskutohen nga ana e Federatës së Futbollit edhe me klubet.
Në këtë mbledhje, Komiteti u informua lidhur me ecurinë e menaxhimit të Air Albania Stadium, si dhe me ecurine e punimeve tek Shtëpia e Futbollit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?