Sali Berisha në arrest shtëpie

Në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit! Bardhi pas Konferencës së Kryetarëve: S’ka munguar pa arsye

26 Qershor, 15:00| Përditesimi: 26 Qershor, 15:33

  • Share

TIRANË- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është diskutuar mbi mandatin e deputetit Sali Berisha, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani. Burime për Shqiptarja.com dhe Report Tv nga brenda mbledhjes bënë me dije se Berishës nuk do t’i hiqet mandati i deputetit, pas nuk ka munguar pa arsye.

Në mbledhje, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka lexuar një shkresë përmes së cilës sqaroi qëndrimin e Kuvendit mbi mandatin e Berishës, duke u shprehur se nuk ka arsye për ndërprerje, pasi kjo do ishte një shkelje e ligjit.

“Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës”, mësohet të ketë thënë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Të njëjtin qëndrim konfirmoi edhe kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi në deklaratën për mediat, ku tha se këtë herë mazhoranca lexoi drejt kushtetutën dhe se nuk ka asnjë arsye që Berishës t’i ndërpritet mandati.

"Sot Kryetarja e Kuvendit, lexoj drejt kushtetutën sa i përket mandatit të kreut të opozitës Sali Berisha. Strukturat ligjore te kuvendit argumentuan se Sali Berishës nuk i ndërpritet mandati pasi mungesa e tij në Kuvend nuk është pa arsye. Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve te sponsorizuara nga segmente te mazhorances”, tha Bardhi.

Ndërkohë, Bardhi hodhi akuza në drejtim të Kuvendit se në mënyrë arbitrare po pengojnë Berishën të ushtrojë mandatin e tij si deputet, ndërsa theksoi se kanë kërkuar që të krijohen kushtet që ish-kryeministri të marrë pjesë në seancat plenare.

“Ne kërkuam që zotit Berisha, ne përputhje me kushtetutën t’i krijohet mundësia që të ushtrojë të plotë mandatin e deputetit duke marrë pjesë me seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare. Në mënyrë arbitrare i pengohet ushtrimi i mandatit të deputetit, kjo është çështje e Kuvendit të Shqipërisë për të krijuar mundësitë. Kushtetuta nuk lejon pengimin e një deputeti për të ushtruar mandatin, çdo institucion do duhet t’i bindet Kushtetutës", tha Bardhi.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 26/06/2024 17:28

    Nuk ka lidhje mandati deputetit me arrestin në shtëpi për korrupsion.Nga arresti shtëpiak e nxjer GJKKO..që e ka arrestuar & JO KUVËNDI SHQIPËRISË. -Sb do hetohet,gjykoet & dënohet nga GJKKO për KORRUPSION MADHOR,MINIM TË DEMOKRACISË,SHPËRFILLJE TË DREJTËSISË..për të cilat SHBA,ANGLIA..e kan shpallur NON GRATA që në 19 maji 2021..ku drejtësia e thirri për ta pyetur për Aferat e tij korruptive & Sb nuk shkoi në gjykat.Ndaj edhe u arrestua në Shtëpi duke mos komunikuar me të tretë.Por,Sb si psiko që është e theu ligjin përsëri. -Sb nuk është pyetur akoma për korrupsionin e dhëndrrit të Tij Malltezi për aferën e KL.PARTIZANI Jashtë ligjit.. me ndërtimin e 19 kullave me firmën e vjerrit Sb KM fatkeqsi Kombëtare 34 vjeçare..!

    Përgjigju
  • Bardhi: 26/06/2024 16:50

    Vendosini tub për urinimin kur të shkojë në parlament Saliu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?