Kuvendi i Kosovës

Mblidhet kuvendi i Kosovës, deputetët e PDK-së ikin nga seanca

27 Korrik 2023, 15:07| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 15:10

  • Share

Deputetët PDK-së u larguan nga seanca e Kuvendit të Kosovës gjatë kohës kur po votoheshin dy anëtarët e rinj të bordit të RTK-së. Ndërsa deputetët e AAK-së nuk kanë marrë pjesë në votim.

Pa votat e PDK-së dhe AAK-së, u shqyrtua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Miratimi i Ligjit u bë me votat e LDK-së, ndërkaq tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën  pjesë në votim.

Në seancë nuk është kaluar projekt-rezoluta nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave Hekuran Murati për rishikimin e buxhetit dhe rritjen e pagave në sektorin publik”. Përveç LDK-së, në votim për këtë pikë ka marrë pjesë edhe AAK-ja.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 27/07/2023 19:10

    PDK është simoter e listers serboruse…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?