Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Ministrja Xhaçka dhe Ministri Kuleba ndanë të njëjtin mendim se Ukraina dhe Ballkani Perëndimor meritojnë një perspektivë të qartë Evropiane.
“ Ky është momenti. Ballkani Perëndimor ashtu edhe Ukraina meritojnë një perspektivë të qartë Evropiane. Ndërkohë që Shqipëria do të vijojë qëndrimin e saj të palëkundur ndaj Ukrainës, pro izolimit të Rusinë dhe ndalimit të luftë”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.
Sipas saj, Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën, në OSBE, Bashkimin Evropian, NATO-n, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe të gjitha forumet e tjera ndërkombëtare për të mbrojtur arkitekturën evropiane të sigurisë dhe rendin ndërkombëtar.
Takimi Xhaçka - Kuleba u mbajt pak minuta përpara darkës së punës së Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO, nisur sot në Berlin. Të dielën, pas përfundimit të takimit ministrja Xhaçka do të udhëtojë në Bruksel ku do të mbahet takimi i MPJ të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE për Politikën e Jashtme, Joseph Borrel.
Lajmi kryesor:
Mblidhet NATO në Berlin! Di Maio: Kemi nevojë për BE-në për paqen! Xhaçka takon Kulebën: Ballkani Perëndimor edhe Ukraina meritojnë një të ardhme europiane
B.K./ReportTv.al