Një nga mbledhjet e grupit parlamentar të PS-së

Politikë

Mblidhet nesër grupi parlamentar socialist, ja çfarë do të diskutohet

20 Shtator 2020, 21:37| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 08:54

  • Share

Ditën e nesërme (21 shtator) do të mblidhet grupi parlamentar socialist.

Sipas informacioneve për Report Tv, në fokus të diskutimeve do të jetë organizimi i asamblesë dhe raportimi i përjavshëm për qarqet.

Asambleja e Partisë Socialiste mendohet do të mbahet në javën e parë të tetorit dhe do të organizohet në 3 rajone, një në Shkodër, Fier dhe Tiranë. Ata do të lidhen me njëra tjetrën online, për të bërë të mundur respektimin e masave anticovid.

Drejtuesit politikë të PS-së nëpër qarqe kanë nisur takimet dhe pritet që Taulant Balla të bëjë një përmbledhje nga grupi socialist për t'ia paraqitur kryeministrit Rama.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 21/09/2020 07:52

    Lexoj shume komente ne kete gazette ne pergjithesi, o kryeminister bej kete bej ate, por nje person qe behet kryeminister me ndihmen e klaneve mafioze dhe ndihmen e te korruptuarve, me thoni ju o vellezer edhe mora si mund ti luftoje ky ata. Klm

    Përgjigju
  • Klea: 21/09/2020 07:33

    Zoti KM, ndiz motorret dhe largo zullumqaret nga zyrat

    Përgjigju
  • Mik: 21/09/2020 07:31

    O Rama pastro doganen nga hajdutat, pastro tatimet nga piranjat. Vlereso ata qe punojne dhe ata qe te rrine drejte jo mashtruesit dhe injorantet, pijanecet dhe ordineret.

    Përgjigju
  • Qytetar I rrevoltuar: 20/09/2020 23:20

    Politikane MASKARENJ lerini mbledhjet Per karriget tuaja Shqipërinë e ka gllaberuar kriminaliteti pasiguria per jeten behet cdo dite Me e rrezikshme USHTRIA duhet te bashkpunoje Me gjithe forcat policore Per carmatosjen e grupeve KRIMINALE Te vendosen ligje te ashpra kunder armembajtesve z Lleshaj duhet te jape DORHEQJE dhe te vendoset minister Me begraund polic I mirfillte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?