TIRANE-Pasditen e sotme është zhvilluar online samiti rajonal i liderëve të Ballkani Perëndimor, organizuar nga Këshilli Atlantik, lidhur me bashkëpunimin rajonal ekonomik për të dalë nga ndikimi shkatërrues që pati pandemia e COVID-19. I pranishëm në mbledhjen virtuale ishte edhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama i cili theksoi se të gjithë duhet të bashkëpunojnë për të dalë nga situata me krijuar.
"Në këto kushte mund të kompensohemi me më shumë dhe më shpejt bashkëpunim. Por jo të ripërsërisim çfarë kemi përsëritur për vite. Është e rëndësishme ta bëjmë këtë edhe unë angazhohem, i ftoj të gjithë kolegët ta mirëpresin këtë dhe mbështes këdo që e ka thënë këtë. Aq lehtë sa e bëjmë kur jemi te Këshilli Atlantik, ky format është shumë i lehtë.
Nëse ju këshilli Atlantik dhe të tjerët që janë prezent, BE, etj, nëse do të na bashkoheshit do të ishte më shumë ndihmë, që të ecim më shpejt dhe nuk duhet të dëgjojmë politizimin që i bëhet këtij procesi, sepse kurrë nuk ka ndihmuar për njerëzit. Duhet ta kalojmë këtë periudhë pandemie se së bashku. Duhet ta kalojmë këtë situatë, sepse po presim për popujt dhe liderët që të japin rezultate pavarësisht feja, prejardhja, ngjyra etj" tha Edi Rama.
Në Këshill morën pjesë udhëheqësit e 6 vendeve, kryeministri Rama, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, Kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje dhe Hercegovina Zoran Tegeltija, ndërsa Mali i Zi u përfaqësua nga ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulic.