Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani

Bota

Mblidhet samiti urgjent në Doha, liderët arabo-islamik në mbështetje të Katarit pas sulmit izraelit

15 Shtator, 08:42| Përditesimi: 15 Shtator, 12:22

  • Share

1757918789_kryeministriikatarit.JPG

Një samit urgjent ka bërë bashkë sot të gjithë liderët e arabo-islamik të Doha të Katarit në mbështetje të sulmeve ushtarake izraelite të kryera në këtë kryeqytet më 9 shtator ku shënjestër ishin liderët e grupit terrorit të Hamasit.

Një ditë më parë, kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, njëkohësisht dhe Ministër i Jashtëm, është shprehur se shtetet arabe dhe islamike dënojnë rëndë sulmet izraelite dhe se do të rreshtohen përkrah Katarit me qëllim mbrojtjen e sovranitetit.

“Ne e vlerësojmë solidaritetin e vendeve vëllazërore arabe dhe islamike dhe vendeve mike nga bashkësia ndërkombëtare që dënuan këtë sulm barbar izraelit. Ata shprehën mbështetjen e tyre të plotë për ne dhe masat legjitime ligjore që do të ndërmarrim për të ruajtur sovranitetin e vendit tonë”, tha Sheikh Mohammed.

Sakaq, liderët kanë mbërritur në Katar për të marrë pjesë në Sesionin e Lidhjes Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), takim që u hap me urgjencë pa një ceremoni.

Delegatët nga Lidhja Arabe dhe OBI po bashkëpunojnë për një rezolutë të përbashkët që do të specifikojë masa konkrete kundër Izraelit. Delegatët nga Lidhja Arabe dhe OBI po bashkëpunojnë për një rezolutë të përbashkët që do të specifikojë masa konkrete kundër Izraelit.

Sulmet izraelite në Katar shënjestruan liderët e Hamasit duke vrarë 5 prej tyre si dhe një anëtar të shërbimeve të sigurisë së Katarit. Ky sulm pati një jehonë të madhe në Lindjen e Mesme, por edhe më gjerë përfshirë këtu he faktin se Katarit mbetet një ndër aleatët më të ngushtë të SHBA-ve, përfshirë këtu dhe se një numër i madh i trupave ushtarakë amerikanë janë me bazë në këtë shtet.


Lajmi kryesor:

Gati për pushtim, Izraeli vendos qindra tanke pranë qytetit të Gazës! Trump paralajmëron Netanyahun: Katari, aleat i shkëlqyer i SHBA! Kujdes me të


SI.E./Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?