Politikë

Komisioni për shkarkimin e Metës, diskutohet raporti paraprak! Bushka: Cenoi marrëdhëniet me partnerët! Hyseni: Mund ta çojmë për ndjekje penale (VIDEO)

25 Maj 2021, 10:03| Përditesimi: 25 Maj 2021, 17:30

  • Share

Presidenti Ilir Meta mund t'i nënshtrohet ndjekjes penale nga institucioneve hetimore prej thirrjeve që për nxitje dhune që bëri gjatë fushatës elektorale. Deklarata është bërë sot nga Alket Hyseni në mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Hyseni tha se gjatë hetimit janë vënë re elementë të veprës penale dhe kjo u takon institucioneve ligjzbatuese. 

Në nisje të seancës së sotme, Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni tha se “në bazë të provave të administruara, postimeve të ndryshme, pamjeve filmike, reagimet e komuniteteve, të gjykohet mbi bazë të respektit të Kushtetutës, të ligjeve të Republikës dhe të jemi sa më objektiv, përtej emocioneve dhe bindjeve politike dhe përkatësisë politike të secilit nga ne”.

Ndërkohë që në raportimin e saj, anëtarja e Komisionit, njëkohësisht relatore e çështjes, Klotilda Bushka tha se në kuptimin procedural hetimi është mbyllur. Sipas nuk do të kërkohen më prova të tjera.

 “Jemi një Komision Hetimor që po hetojmë shkeljet e kryera nga Presidentit siç parashikohet në kërkesën e 49 deputetëve dhe në vendimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe objekti i hetimit, është hetimi dhe verifikimi nëse aktet e kryera dhe deklaratat e dhëna nga Presidenti, gjatë fushatës dhe ditën e heshtjes zgjedhore dhe në 25 prill, si në ditën e heshtjes zgjedhore përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Verifikimi i pasojave të këtyre akteve në parim me raportin e unitetit popullit, prishjen e ekuilibrit politik, prishjen e qetësisë publike, nxitjen e urrejtjes she  dhunës, vemjen në rrezik të jetës së njerëzve, ndërhyrjen dhe intimidimin e institucioneve publike, dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të vendit si dhe marrëdhëniet me partnerët strategjik të Shqipërisë. Verifikimi i akteve sjelljeve dhe qëndrimeve të caktuara të Presidentit me raport me rolin dhe pozitën e tij kushtetuese”, tha ajo.

Në vijim, Bushka shtoi se “pretendimet lidhen me këto shkelje: Shkelja e betimit  të Presidentit që bënë fjalë për nenin 88 pika 3 e Kushtetutës, shkelja e detyrimeve kushtetuese të Presidentit për të qenë përfaqësues i unitetit të popullit, neni 86 pika 1 e Kushtetutës, shkelja e  detyrimeve kushtetuese për të mos ushtruar aktivitet tjetër përveç aktiviteti të Presidentit neni 89 i Kushtetutës, shkelja e detyrimeve kushtetuese për të mos ushtruar asnjë kompetencë  që nuk është e parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj, neni 94 i Kushtetutës, cenimi i të drejtave kushtetuese të individëve, cenimi i procesit zgjedhor, cenim i sigurisë dhe i rendit, cenim i marrëdhënieve me partnerët strategjik të Shqipërisë, cenim i imazhit dhe reputacionit të vendit, cenim i figurës së institucionit të Presidentit, abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit”.

“Ky komision duhet të hetojë dhe të jap konkluzione në lidhje me  ekzistencën e këtyre shkeljeve si dhe të vërtetojë që këto shkelje janë të rënda në mënyrë që të japim përgjigje kërkesës së kolegëve deputet. Në bazë të nenit 90 pika 2 të Kushtetutës shprehimisht thuhet: “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje  të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë”, prandaj bazuar në këtë parashikim të Kushtetutës është detyrë e këtij komisioni të shqyrtojë, të hetojë dhe të analizojë dhe të jap gjetje në lidhje me ekzistencën e shkeljeve, dhe nëse shkeljet nga ky proces hetimor janë të një natyre të rëndë, për të justifikuar propozimin për shkarkimin e Presidentit nga 49 deputetë”, tha ajo.

Komisioni Hetimor pritet që të hartojë një raport paraprak në lidhje me provat e mbledhura për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Një ditë më parë Meta refuzoi që të paraqitet duke nënvizuar se nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.

 

Ora 13:16
Hyseni: Presidenti nuk ishte faktor neutraliteti! Jemi përballë përmbushjes së elementëve për të legjitimuar shkarkimin e Metës

1621940004_14.jpg

Kryetari i Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Alket Hyseni tha se janë një sërë shkeljesh të kushtetutës që ato të vijojnë me shkarkimin e presidentit.

‘Presidenti nuk ishte faktor neutraliteti. Procesi në fakt nuk është i lidhur me një emër individi. Por të ishte vëtëm vlerësim politik nuk do t’ja vlente fare të merreshe me të. Procesi nuk lidhet as me momentin, lidhet me përgjegjshmërinë dhe vendimin tonë për të zbatuar kushtetutën për të ruajtur funksionimin e një shteti, i cili është shtet i së drejtës. Iniciativa jonë nuk është kundër Ilir Metës, por kundër një njeriu që shkel kushtetutën. I bashkohem qendrimit të kolegëve që jemi përballë përmbushjes së elementëve për të legjitimuar shkarkimin e presidentit. Kemi një sërë shkeljes kushetutese që na bëjnë, që ne të vijojmë punën me hartimin e një raporti drejtuar seancë plenarë për të shkarkuar presidentin, pastaj do jetë Kuvendi që do të vendose. Ne do të marrim vendim të ftohtë dhe të drejtë. Me kaq i mbyll diskutimet.’- u shpreh Hyseni.

Ora 11:03
Shkarkimi i Metës, relatorja Bushka: Ja shkeljet më të mëdha të Presidentit (VIDEO)

Gjatë diskutimeve në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, relatorja e çështjes, Klotilda Bushka, është shprehur se të gjitha provat janë administruar para Komisionit.

Bushka tha ndër shkeljet më të rënda të Presidentit janë: nxitja e urrejtjes dhe dhunës, dëmtimi i imazhit dhe reputacionit të vendit dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë, cenim i figurës së institucionit të Presidentit, abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?