Varianti britanik i COVID ka hyrë në Shqipëri, masat e njëjta dhe për 2 javë! Zëvendësohen Çomo e Kalo, Komiteti Teknik i Ekspertëve me 3 anëtarë të rinj

11 Mars 2021, 11:10| Përditesimi: 11 Mars 2021, 17:11

  • Share

TIRANË- Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmon se në Shqipëri qarkullon varianti britanik i COVID me përhapje më të madhe, e cila është reflektuar edhe në shifrat e larta të rasteve të reja në 24 orë. Numri i infektimeve vijon të mbetet shqetësues, pavarësisht një uljeje të lehtë në fillim të marsit,  dhe për këtë arsye masat kufizuese do jenë në fuqi edhe për 2 javë.

Përtej debatit në disa shtete, në Shqipëri vaksinat e AstraZeneca-s do të përdoren në çdo grupmoshe. Shefja e ISHP-së, Silva Bino tha se kjo vaksinë është e sigurt dhe e efektshme te të gjitha moshat, jo vetëm mbi 65-vjeç. Studimet e kanë vërtetuar një gjë të tillë, shtoi Bino, për këtë arsye Italia dhe Gjermania janë tërhequr nga vendimi për të vaksinuar me AstraZenica vetëm mbi 65-vjeç dhe e kanë shtrirë atë në të gjithë popullsinë.

Sot Komitetit Teknik të Ekspertëve iu shtuan 3 anëtarë të rinj, pas largimit të Najada Çomos e cila u kandidua për deputete si edhe mjekut Tritan Kalo pas pakënaqësive të tij. Anëtarët e rinj janë Dhimitër Kraja, Alban Ylli dhe Ermira Kola. Në një analizë të gjerë të situatës epidemiologjike në Shqipëri, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se gratë janë më të rrezikuara nga COVID-i, por te meshkujt janë rastet më fatale. Nga ana tjetër, që nga fillimi i pandemisë, kanë rezultuar pozitiv 3500 fëmijë, prej të cilëve 5% e tyre kanë kërkuar ndihmë spitalore.

Masat që janë ende në fuqi
1.Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
2.Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
3.Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.
4.Universitetet vijojnë online
5.Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe

Ora 11:55
Rakacolli: Masat anti-COVID do të vijojnë edhe për dy javë të tjera! Fluturimet me Britaninë mbeten të pezulluara

 

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli deklaroi se masat anti-COVID, do të vazhdojnë që të mbeten në fuqi edhe për dy javë të tjera. Rakacolli tha se u vlerësuan me hollësi indikatorët dhe nga analiza e hollësishme si konkluzion jemi në atë që situata paraqitet e qëndrueshme dhe ajo tendencë uljeje që është vënë re disa javë më parë vazhdon të mbetet e tillë.

“Por natyrisht kemi të vërtetuar dyshimin që kemi variantin e ri britanik që dihet që ka më tepër infektueshmëri dhe agresivitet dhe mendojmë që masat kanë dhënë efikasitetin e tyre dhe do vazhdojmë t’i mbajmë dhe për një periudhë kohe 2-javore po në këtë status. Ora policore nga ora 20:00-06:00. Do vazhdojë mësimi online, për shkak dhe të numrat të rinjve që janë rritur, edhe si rezultat i prezencës së virusit të ri, fluturimet me Britaninë do të mbeten të pezulluara dhe për një periudhë dy javore. Shfrytëzojmë këtë moment për t’iu bërë thirrje qytetarëve për mbajtjen e maskës, të ruhet distancimi fizik, social, të evitohen pjesëmarrjet në aktivitete me shumë njerëz”, tha Rakacolli.

Ora 11:52
Bino: Vaksinat Astrazeneca do të përdoren në Shqipëri te të gjitha moshat

 

Vaksinat Astrazeneca, që pritet që mbërrijnë në Shqipëri ditën e nesërme, do të përdoren në të gjithë grupmoshat.  

" Vaksina do të përdoret në të gjitha grupmoshat siç përdoret Pfizer, kjo është kthyer edhe nga ato vendet që morën një vendim që të mos vaksinonin persona mbi 65 vjeç për shkak të dhënave të pakta që kishte në dokument. Të dhënat e sotme të publikuara nga Mbretëria e Bashkuar që e ka përdorur këtë vaksinë në të gjitha grupmoshat, tregojnë që ajo është efektive, e sigurt edhe mbi 65 vjeç dhe kjo ka qenë arsyeja që Komitete teknike i kanë tërhequr vendimet e marra", tha Bino.

Ora 11:38
Drejtoresha e ISHP-së: Situata mbetet delikate, femrat preken më shumë, rastet e vdekshmërisë më të larta tek meshkujt

 

Drejtoresha e përgjithshme e Insitutit të Shëndetit Publik, Albana Fico gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik të Eksperteve, theksoi se situata mbetet delikate, megjithëse ka pasur një rënie të mestares ditore të rasteve me COVID.

Fico tha po ashtu se femrat preken më shumë se meshkujt, por tek meshkujt janë rastet më fatale.

‘Natyrisht situata aktuale mbetet një situatë delikate e monitoruar nën kontroll gjithsesi. Incidenca javor ka pësuar një rënie. Mesatarja e rasteve ditore ka rënë, po ashtu. Rastet aktive kanë pësuar një ulje të lehtë por që duhet të vijojë që të monitorohet.  Femra që preken më shumë se meshkujt dhe meshkuj që kanë më tepër fatalitete.  Pavarësisht e numrit të uljeve të rasteve nuk është akoma momenti për tu hedhur përpjetë, masat duhet të vijojnë. Masat e ndërmarra kanë sjellë ndryshime që mund të jenë të vogla, por nëse mbeten të qendrueshme janë efektive.’- tha Fico.

Ora 11:38
Manastirliu: Në muajin prill do të mbërrijnë në vend 68 mijë doza të Astra Zenecës, brenda 14 muajve synojmë të vaksinohet gjithë popullata

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu theksoi se gjatë muajit prill në vendin tonë do të mbërrijnë 68 mijë doza të Astra Zenecës.

‘Ne kemi tre skenare dhe skenari më ambicioz është vaksinimi i popullatës brenda 14 muajve. Jemi besim plotë se këtë ambicie do të realizojmë. Kemi doza për 800 mijë qytetarë. Jemi në negociata për të patur kontrata të tjera në mënyrë që të kemi një mbulim të krej qytetarëve. Besoj se shumë shpejt do të kemi një informacion dhe lajmin për kontrata të tjera që  vaksinimi masiv i popullatës të vijojë. Nuk duhet të harrojmë se ne po përfundojnë vaksinimin e mjekëve dhe stafeve spitalore në vendet tona. Presim dozat e Astra Zenecas nesër. 68 mijë doza të Astra Zenecas do të vijnë në muajin prill. Brenda pranverës, do të intesifikojmë vaksinimin, por nëse krahasohemi me Rajonin jemi në vendin dytë pas Serbisë. Të kemi vaksinim të popullatës që të çlirojmë dhe turizimin, kjo falë përpjekjeve dhe negociatave që ne kemi bërë.’- tha Manastrilu.

Ora 11:35
3500 fëmijë pozitiv me COVID që nga fillimi i pandemisë, 5% kërkuan ndihmë spitalore

 

Drejtoresha e Pediatrisë, Gjerogjina Kuli ka bërë me dije se 3500 fëmijë kanë rezultuar pozitiv me COVID që nga fillimi i pandemisë, ku 5% e tyre kanë kërkuar ndihmë spitalore. Sipas saj, në spitale ka kapacitete të mjaftueshme.

Ora 11:25
Varianti britanik i COVID ka hyrë në Shqipëri, nuk ndryshojnë masat

 

Masat anti-COVID do të jenë të njëjtat, siç kanë qenë deri më tani! Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Gjithashtu, bëhet me dije se varianti i ri i COVID britanik është në Shqipëri.

"Ashtu si Komiteti ka diskutuar në orët e para të mëngjesit, dhe në ditët e përditshme dhe analizim të situatës. Në vlerësimi e situatës janar-shkurt, në laboratorin e virologjisë janë analizuar kampionet PCR, laboratori ka përdorur kite specifike, të interpretuar të dhënat, dhe në këtë rast ISHP ka bashkëpunuar me ISHP të Ankarasë. Rezultatet treguan se kampionët janë të infektuara me variantin e ri, mbajnë shenjë të stacionit britanik. Ky mutacion është varianti britanik, që është në qarkullim në 70 vende. Dyshimet e arsyeshme që patën ekspertët e ISHP, që rritën transmetueshmërinë, është e konfirmuar që Shqipëria ka në qarkullim variantin britanik të COVID-19.”- tha Manastirliu.

Ora 11:17
Ikën Najada Çomo dhe Tritan Kalo, zëvendësohen nga Alban Ylli dhe Dhimitër Kraja! Shtohet dhe një anëtare e re e Komitetit të Ekspertëve

Dhimitër Kraja do jetë anëtari i ri i Komitetit Teknik i Ekspertëve, pas largimit të mjekut Najada Çomos, pasi kjo e fundit u kandidua për deputete. Ndërkohë, Alban Ylli zëvendëson Tritan Kalon. Nga ana tjetër është shtuar edhe një anëtare e re. Ajo është Ermira Kola. 

"Falenderoj Çomon dhe Kalon për kontributin në komitet. Më lejoni që t'ju prezantoj anëtarët e rinj, të përhershëm , Dhimitër Kraja që të gjithë e njohin, ka shërbyer si shef i sëmundjeve infektive deri pak vite me para.

I specializuar në sëmundjet infektive. Është autor dhe bashkë autor i 12 teksteve mjekësore dhe më shumë. E falenderoj për angazhimin. Dua të falenderoj Ermira Kolën që pranoi ftesën për t'ju bashkuar komitetit. Ajo liston eksperineca në shumë vende të botës. Ajo është autore në mbi 45 artikuj shkencore. Prof i asociuar Alban Ylli anëtar i përhershëm i Komitetit, kontributor i akademisë së shkencave, ka kryer specializime në Gjenevë , Oksford", tha Manastirliu.

1615459553_page.jpg

Alban Ylli, Ermira Kola dhe Dhimiter Kraja
B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ylli: 11/03/2021 19:06

    JO ASTRAZENEKES ,,,,SOT DANIMARKA E NDALOI PERDORIMIN E KESAJ VAKSINE.....VDESIN NJEREZIT NGA MPIKSJA E GJAKUT.....dje e ndaloi austria....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?