Sesioni i ri parlamentar, PS miraton e vetme axhendën! Nga opozita vetëm Tabaku! Açka: S’jam njoftuar! Kuvendi për Report Tv: I kemi dërguar email

11 Janar, 11:36| Përditesimi: 11 Janar, 15:04

  • Share

TIRANË-  Në prag të nisjes së sesionit të ri në Kuvend, maxhoranca miratoi e vetme axhendën parlamentare në Konferencën e Kryetarëve.

Përfaqësuesit e opozitës, më në krye Gazment Bardhin bojkotuan sërish, duke dhënë sinjalin e parë se skenarin e tyre të kaosit do ta vijojnë edhe këtë sesion.

Por, surprizë ishte shfaqja e Jorida Tabakut në mbledhje. U kujdes që t’i sqaronte që në nisje socialistët se prezenca e saj ishte në dakordësi të plotë me deputetët e aksionit, vetëm për draft kalendarin e punimeve që lidhen me integrimin.

"Prezenca ime në Konferencën e Kryetarëve është në dakordësi të plotë me grupin parlamentar të PD dhe opozitën. PD ka qenë dhe do jetë gjithnjë proaktive në çështjen e integrimit Europian. Fatkeqësi që kjo mazhorancë i ka mbetur ende ora tek Reforma në Drejtësi dhe ka dështuar në reformat e tjera", tha Tabaku.

Sikurse tha para mediave, socialistëve u kërkoi vullnet politik për të dialoguar me opozitës, sikurse edhe raporti i Komisionit Europian dikton.

‘U diskutua për rolin që kanë komisionet hetimore me elementë që lidhen me punën e opozitës. Parlamenti nuk ka normalitet dhe nuk pres që të zgjidhet sot”, tha Tabaku.

Në mbledhjen e parë të Konferencës së Kryetarëve për këtë vit, e pranishme nuk ishte as e vetmja përfaqësuese e Lulzim Bashës, Flutura Açka. Arsyeja e saj nuk lidhej me bojkotin, por pretendimin se nuk ishte ftuar.

“Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve! Turp, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. E keni kthyer Kuvendin nē një ngrehinë gaztore, ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi”, shkroi Açka.

Por, Kuvendi e përgënjeshtroi duke thënë se ftesa Açkës i ka shkuar, njëjtë si të gjithë anëtarëve të tjerë të Konferencës së kryetarëve, në emailin e saj, pasditen e së mërkurës. (Fotoja)

Në kalendarin e punimeve, Kuvendi ka futur një sërë ligjesh të mbetura pa miratuar në sesionin e shkuar, mes të cilave edhe ata që kërkojnë 84 vota, si amnistia, pagat e gjyqtarëve ndërsa brenda janarit pritet të miratohet edhe ligji i shumë përfolur i lojërave të fatit. 

Konferenca e kryetarëve miratoi edhe kalendarin për miratimin e ligjeve të kërkuara nga komisioni europian, duke synuar reformë zgjedhore brenda 2024, por në kushtet kur PS-PD refuzojnë dialogun, një reformë konsensuale duket e vështirë.

Emali i publikuar nga Kuvendi

Email-i e publikuara nga Flutura Açka

Ora 14:21
FOTO/ Açka akuza se nuk u njoftua për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Kuvendi për Report Tv: I dërguam e-mail

Deputetja Flutura Açka hodhi akuza se Kuvendi nuk e ka njoftuar për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Por, Kuvendi konfirmoi për Report Tv se e-maili për mbajtjen e mbledhjes i është dërguar edhe Açkës.

Ora 13:48
Tabaku flet pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve: Ndodhemi në këtë situatë prej mungesës së vullnetit të qeverisë

 

 

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Jorida Tabaku tha se jeta parlamentare në vend ndodhet në këtë situatë për shkak të mungesës së vullnetit politik të mazhorancës.

‘U diskutua për rolin që kanë komisionet hetimore me elementë që lidhen me punën e opozitës. Parlamenti nuk ka normalitet dhe nuk pres që të zgjidhet sot. Kisha shpresuar që procesin  integrimit mazhoreanca ta përdoret për tu rikthyer drejt normalitetit. Nëse ndodhemi në situatën ku ndodhemi ndodhemi prej mungesës së vullnetit politik të qeverisë. Afatet kohore që po vendosën ishte viti 2024.  Nuk votova kundër por isha aty për të thënë se këto nuk janë thjesht çështje të opozitë sport i integrimit. I kërkova kryetares së Kuvendit se duhet të dalim përtej asaj aurolës së pushtetit.’- tha Tabaku.

Ora 13:28
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, Açka akuza Nikollës: S’më ke njoftuar, e ke kthyer Kuvendin në ngrehinë gaztore

Deputetja e Partisë demokratike, Flutura Açka ka bërë një reagim lidhur me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të cilën thotë se nuk është njoftuar në asnjë formë që do të zhvillohej sot. Açka akuzon Nikollën se e ka kthyer Kuvendin në ngrehinë gaztore,  ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi.

“Kuvendi i Shqipërisë, kjo ngrehinë gaztore! Zonja Nikolla, Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve

Turp, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. E keni kthyer Kuvendin nē një ngrehinë gaztore, ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi.

Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”, shkruan Açka.

 

Ora 13:16
Bardhi bojkoton mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, shkon Tabaku! Deputetja: E pranishme për diskutimet për integrimin

1699870710_tabaku.jpg

Në Kryesinë e Kuvendit po mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Gazment Bardhi ka bojkotuar këtë seancë në vazhdë të aksionit në Kuvend, ndërsa e pranishme është Jorida Tabaku.

Kjo e fundit, në nisje të seancës ka deklaruar se pjesëmarrja e saj është në dakordësi me grupin e PD duke qenë se do të diskutohet edhe për çështjen e integrimit.

“Prezenca ime në Konferencën e Kryetarëve është në dakordësi të plotë me grupin parlamentar të PD dhe opozitën. PD ka qenë dhe do jetë gjithnjë proaktive në çështjen e integrimit Europian. Fatkeqësi që kjo mazhorancë i ka mbetur ende ora tek Reforma në Drejtësi dhe ka dështuar në reformat e tjera.

Shqipërisë i duhen reforma për të vazhduar procesin e integrimit. Shqipërisë i duhet një klimë dialogu mes qeverisë dhe opozitë. Jo hipokrizi! Mazhoranca kërkon dialog për Reformën Zgjedhore ndërkohë që Kryeministri dje ka shpallur monolog për reformën zgjedhore.

Parlamenti duke refuzuar abuzivisht ngritjen e Komisioneve Hetimore ka goditur demokracinë. Ligji ri për Komisionet Hetimore, në interes të hallit të qeverisë. Sa më shumë komisione aq më shumë skandale dhe aq më shumë hetime nga SPAK.

Drejtësia po merret me Korrupsionin, ne na duhet një parlament që të mbajë përgjegjëse qeverinë për angazhimet e saj kundër korrupsionit. Angazhimet për këtë hartë të integrimit nuk duhet të jenë në letra. Janë piketat që duhet të ketë kuvendi për një demokraci parlamentare jo për një parlament noter të dëshirave të qeverisë.

Qeveria po bën monolog, miraton një rregullore pa pyetur opozitën. Një qeveri që ka 50% të koncesioneve në SPAK nuk mund të bëj moral për korrupsionin dhe për SPAK. Një mazhorancë që ka mbrojtur koncesionet në SPAK nuk mund të bëjë moral për korrupsionin dhe kundër opozitës”, ka thënë Tabaku.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mergimtari: 11/01/2024 14:25

    Keta "deputete" qe kane dale nga "furra" e kryetareve,nuk jane ne gjendje te dalin nga reshti.Ne cdo parti ka vetem njesh dhe te tjeret jane zero.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?