Kuvendi i Shqipërisë

Miratohet fondi me 2.4 mln lekë për identifikimin elektronik në zgjedhje dhe ndryshimi i buxhetit 2021! Valteri: Koalicioni opozitar i turshpëm, fytyrat që mblodhi Berisha

1 Mars 2021, 08:23| Përditesimi: 1 Mars 2021, 15:18

  • Share

TIRANË- Kuvendi miratoi sot ndryshimin e parë të buxhetit të shtetit për vitin 2021, ku janë rritur të ardhurat me 3.42 miliardë lekë, për të bërë të mundur identifikimin elektronik të zgjedhësve, për zgjedhjet e 25 prillit.

Me argumentin se ky fond nuk ishte i parashikuar që në fillim në buxhet pasi kërkesa ka ardhur nga KQZ pas miratimit të tij në Kuvend, ministrja e Ekonomisë Anila Denaj tha se ai nuk cënon parametrat ekonomike, por parashikon një realizim më të madh të ardhurash. Por ky akt normativ nuk kaloi pa akuza nga deputetët e opozitës.

“Ky është akti normativ i turpit, 20 milionë euro do të akordohen si fond shtesë për tenderin e identifikimit elektronik, që është një proces qesharak pasi vota do numërohet nga komisionarë partiak”, tha Ralf Gjoni.

“A e shikoni që nuk flisni fare për këto 34 miliardë lekë që do ju merren qytetarëve për një makinë akullore për identifikimin. 6 milionë na ka ardhur një kopani tjetër për të realizuar këtë identifikim”, u shpreh Murrizi.

“I bëhet favor demokracisë në vend, për të pasur zgjedhje të lira dhe me standarde”, ju përgjigj Angjeli.

Po ashtu Kuvendi miratoi edhe ndryshimin e koncesionit të skanimit në doganë që parashikon shtyrjen e disa pagesave për në vitin 2022.

Seanca e fillimisht nisi me interpelancën e thirrur nga deputetët e opozitës së re por, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, përgjigjet e pyetje për opozitën ua dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Çuçi bëri një bilanc pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës, i ci bëri me dije se  janë 46 policë të dëmtuar, 578 të proceduar penalisht, moshat nga 14-18 vjeç dhe se ndaj tyre nuk është ushtruar dhunë, në ndryshim nga sa pretendon opozita. Nga ana tjetër, deputeti Kujtim Gjuzi tha se në polici ka efektiv me diploma false, mes tyre edhe Nevaldo Hajdaraj, ai që qëlloi ndaj Klodian Rashës. Për këtë shprehet se është i bindur, duke thënë se nëse nuk vërtetohet do të jepte dorëheqjen nga çdo post.

Ndërkaq deputeti Halit Valteri ka komentuar koalicionin opozitar, duke cilësuar si të turpshëm, pasi sipas tij nuk ka sjellë asnjë fytyrë të re, por ka ricikluar emrat e vjetër që ka sjellë në politikë ish- kryeministri Sali Berisha.

Ora 14:40
Murrizi ironizon Spiropalin: Ke ardhur në Kuvend duke gjuajtur me kova partinë tënde (VIDEO)

Deputeti Myslim Murrizi ka replikuar me ministren Elisa Spiropali, tw cilws i ka thwnw se sipas tij ai ardhur në Kuvend me kontribut ndërsa ajo ka ardhur duke qëlluar me kovë partinë e saj.

“Ti ke ardhur në këtë sallë duke i gjuajtur partisë tënde me kova nga lëvizja Mjaft, Unë kam ardhur si kontribuues në këtë sallë. Unë zonja Spiropali i shkoj shqiptarëve dhe nuk e mbaj kokën mbrapa. Unë habitem sepse ju keni qeverisë me një pjesë të tyre. Unë nuk marr përsipër të jemi qeveria e Enver Hoxhës. Ne bëjmë denoncime. Të garantoj o Elisë se do i marr votat. Unë dëgjoj edhe andej ku je gocë dhe atje ku ke shkuar nuse. E di çfarë thoni ju”, tha Murrizi.

Ora 14:10
Nimet Musai i bashkohet PS: Do jem në anën e të parëve që e tejkalojnë objektivin e thjeshtë (VIDEO)

Deputeti Nimet Musai është një tjetër deputet i opozitës parlamentare që i bashkohet maxhorancës. Lajmin e bëri me dije vetë ai gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ku tha se ka zgjedhur të jetë në anën e reformatorëve që janë shumë më shumë se thjesht socialistët duke i ngritur ata në piedistal në aspektin e vlerësimit politik.

“Situata jonë është delikate. Gjuha e parafushatës është e ashpër. Duhen tone pozitive. 25 Prilli duhet të jetë dita e fesyës kombëtare. Nuk ka vend për heshta, por për heshtje. 25 Prilli është e ardhmja dhe jo mesjeta. 25 Prilli duhet të na ndajë nga mesjetarizmi politik. Dua t’i jap përgjigje interesit të disa gazetarëve. Unë zgjedhjen time e ka bërë.

Do të jem në anën e reformatorëve të drejtësisë. Në anën e menaxhueseve të situatave vështira si tërmeti dhe pandemia. Zgjedhjet e ardhshme nuk janë mes socialistëve dhe demokratëve, por mes reformatorëve dhe shpërdoruesve dhe do jem në anën e të parëve që janë më shumë se thjesht socialistët që e tejkalojnë objektivin e thjeshtë. Ngjitën në majat më të larta integrimin e Shqipërisë”, tha Musai.

Ora 13:12
Identifikimi biometrik, parlamenti miraton vendimin, 2.42 mld lekë për KQZ! Leka Bungo zgjidhet kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së

Parlamenti ka votuar pro zgjedhjes së Leka Bungos si kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së, si dhe ka miratuar aktin normativ, duke i dhënë Komisionit Qendror të zgjedhjeve 2.42 miliardë lekë për identifikimin biometrik në zgjedhjet e 25 prillit.

Leka Bungo
Ora 12:51
Hajdari e ashpër në Kuvend: Sot më e lehtë të shesësh drogë, se bulmet! Kjo qeveri i ka ditët e numëruara (VIDEO)

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka qenë e ashpër në fjalimin e saj në Kuvend, Ajo tha se në Shqipëri, sot është më e lehtë të shesësh drogë, se bulmet, duke sjellë rastin e një 27-vjeçareje në Elbasan.

" Keni djegur vendin,vetëm për pazaret tuaja, por kur merrni pjesën tuaj, ju heshtni. Ndërkohë për qytetarin e thjeshtë, ndërtesa  e destinuar për të shitur bulmetin, sot për 5 vjet dhe ajo markatë është e mbyllur. Sot është më kollaj të shesësh drogë, se të shesësh bulmet. Shitësit e kokainës janë kudo, kanë edhe leje, qarkullojnë me makina luksoze, ndërkohë tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se po u vjen Policia. Takova në 27 vjecare në Elbasan, shiste në cep të tregut me frikën se do e gjobiste policia. Edhe pse s'kishte leje, ajo paguante 2 mijë lekë në muaj. Është më lehtë të marrësh një koncesion, se të marrësh një tezgë që të ushqesh familjen. Kjo është Shqipëria sot. Njerëzit e kanë kuptuar se kush jeni ju, dhe nuk do ju votojnë në 25 prill, i keni ditët e numëruara, për këtë jam e sigurt", tha Hajdari.

Ora 11:33
Denaj në Kuvend: Ndryshimet në buxhet, ruhen parametrat makro-fiskal (VIDEO)

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, paraqiti  në Kuvend, ndryshimet e bëra  në buxhetin e shtetit 2021, ku u shpreh se, ruhen parametrat makro-fiskal.

Sipas ministres, në Aktin e fundit Normativ të Buxhetit të vitit 2020 u mundësua një financim shtesë, në masën 673 milionë lekë, për mbarëvajtjen e plotë të zgjedhjeve të vitit 2021 në dy projekte prioritare të KQZ, përkatësisht: “Projektin e Identifikimit Elektronik te Zgjedhësve” dhe “Projektin pilot të Votimit dhe Numërimit Elektronik”.

Gjithashtu, në të njëjtin funksion, Këshilli i Ministrave, në rrethana jo tipike për një vit buxhetor të sapo nisur, ndërmori ndryshimin e parë të ligjit të buxhetit 2021. Ndryshimet në këtë Akt Normativ janë të lidhura ngushtë me procesin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe me angazhimet dhe shpenzimet, që burojnë prej tyre, sidomos në zbatim të Kodit të ri Zgjedhor të miratuar së fundmi. 

Pikërisht nën këtë fokus,  tha Denaj, një nga shtyllat kryesore të reformës zgjedhore në terma të mirëmenaxhimit të procesit të votimit është dhe angazhimi maksimal për implementimin e projektit madhor me rëndësi sensitive “Identifikimi elektronik i zgjedhësve”. 

Ndryshimi tjetër i paraqitur në buxhet është  i lidhur me fondit rezervë të Këshillit të Ministrave,  që është reflektuar një rritje e tij prej 1 miliardë lekë, në kuadër të shpenzimeve eventuale shtesë që mund të burojnë nga implementimi i përcaktimeve të Kodit të Ri Zgjedhor.

Ndërsa lidhur me ndryshimin në zërin e të ardhurave  tatimore, është reflektuar rritja e tyre në të njëjtën vlerë, pra 3.42 miliardë lekë, përkatësisht në zërin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), me qëllim balancimin e rritjes së shpenzimeve të mësipërme.

Fjala e plotë e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj:

Të nderuar,

Me buxhetin e vitit 2021 nisëm një vit të rimëkëmbjes ekonomike për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Me tatimfitimin 0 për gjithë bizneset e vogla, me rritjen e pragut të TVSH-së, ku të gjitha bizneset me qarkullim deri në 10 milionë lekë nuk do të paguajnë TVSH-në, me një pagë minimale të rritur deri në 300 mijë lekë, me investime publike me 7.2% të PBB-së, me ndihmë ekonomike të dyfishuar, kemi kaluar këtu në Kuvend një buxhet shumë të rëndësishëm për ringritjen ekonomike. Gjithashtu, kemi akorduar një fond shumë të rëndësishëm për shëndetësinë dhe sot jemi dëshmitarë të nisjes së një vaksinimi në të gjithë qytetet e Shqipërisë, duke synuar jo vetëm ruajtjen e jetës së shqiptarëve, por edhe një perspektivë drejt hapjes së ekonomisë.
Megjithatë ky nuk është vetëm një vit i ringritjes ekonomike, i daljes nga Covid dhe Rindërtimi, por është një vit zgjedhor. Dhe në këtë kohë është shumë e rëndësishme të marrim të gjitha angazhimet tona në përputhje të plotë me detyrimet që dalin nga Kodi i Ri Zgjedhor. 

Ndryshimet në këtë Akt Normativ janë të lidhura ngushtë me procesin e zgjedhjeve të përgjithshme, me angazhimet e shpenzimet që burojnë pikërisht në zbatim të Kodit Zgjedhor të miratuar së fundmi, për të mundësuar një nga shtyllat kryesore të reformës zgjedhore në terma të mirëmenaxhimit të procesit të votimit dhe si një angazhim maksimal për implementimin e projektit madhor me rendësi sensitive, “identifikimi elektronik i zgjedhësve”. Sjell në vëmendje se puna përgatitore dhe vlerësimi i nevojës për financimin e këtij projekti është përcjellë më vonë sesa momenti i dërgimit të ligjit të buxhetit të vitit 2021në Kuvend.

Konkretisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkesa ka ardhur në janar.

Nisur nga rëndësia, kujtoj që KQZ e ka të pamundur financiarisht që këtë projekt kaq të rëndësishëm ta mbulojë me shpenzimet e saj. 
Dhe ky Akti Normativ përcakton këtë ndryshim të rëndësishëm duke dhënë orientimet bazë për të mundësuar plotësimin e një ligji zgjedhor të rëndësishëm.

Cilat janë ndryshimet?
-Së pari është akomoduar fondi shtesë prej 2.42 miliardë lekë në programin përkatës të KQZ për financimin e projektit: Identifikimi elektronik i zgjedhësve, për implementimin në zgjedhjet e 25 prillit. 

-Lidhur me fondit rezervë të Këshillit të Ministrave 
Është reflektuar një rritje e tij prej 1 miliardë lekë, në kuadër të shpenzimeve eventuale shtesë që mund të burojnë nga implementimi i përcaktimeve të Kodit të Ri Zgjedhor
-Lidhur me të ardhurat tatimore – Është reflektuar rritja e tyre në të njëjtën vlerë, pra 2.42 miliardë lekë, përkatësisht në zërin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), me qëllim balancimin e rritjes së shpenzimeve të sipërcituara. 

Pandemia nga vuri në sfida vitin e kaluar, në sfida që na mundësuan disa skenarë. Kemi diskutuar në këtë parlament disa nga aktet normative që filluan që në mars, në prill dhe më vonë në korrik. 
Dhe të gjithë skenarët tanë nuk materializuan efektin më negativ të parashikuar dhe nga Ministria e Financave. 
Vlerësimi që ka rezultuar në raport me të ardhurat ka qenë më optimist sesa parashikimi më i keq dhe njëkohësisht në programin e 2021 sigurisht rritja e të ardhurave është e konsiderueshme, ambicioze, por edhe është realiste. 
Prandaj edhe rritja prej 3.42 miliardë lekë amortizohet plotësisht nga kjo perspektivë e vlerësimit të të ardhurave.
Dua të kujtoj sigurisht, që ruhen të pandryshuar të gjithë parametrat makro-fiskalë, duke ruajtur të pandryshuar elementët e borxhit dhe të deficitit. 
Unë ju ftoj ta miratojmë këtë Akti Normativ dhe të mundësojmë zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare.

Ora 11:15
Ralf Gjoni: Shqipëria e ka blerë vaksinën AstraZeneca me 24 euro dozën, vendet e tjera me 2 euro (VIDEO)

Deputeti Ralf Gjoni nga Kuvendi ka thënë se Shqipëria e ka blerë vaksinën e AstraZeneca me 24 euro, ndërsa shtetet e tjera e kanë marrë me 2 euro.

“Me 20 milion euro që ju doni të blini për të identifikuar gishtat e shqiptareve, për hir të kompanisë së Lulzim, mund të kishim blerë 7 milion doza të vaksinës AstraZeneca, 3 euro për dozë.

Kaq është kostoja, po marr kostën maksimale. Mund të kishikm lerë 1.6 milion doza të kompanisë Pfizer, mund të kishim blerë 2.8 milion doza nga Jonhnson & Johnson që sapo është aprovuar nga SHBA. Ndërkohë çfarë ndodh i japim 4 milion dollarë COVAX për 141 mijë doza nga AstraZeneca, kjo është çmenduri. I bie që në nëse nuk gabohem, nëse do marrim 140 mijë doza. I bie që po e blejmë dozën me 24 euro për dozë, nëse kaq është totali. Pra ju po më konfirmoni që vendet e tjera e blejnë me 2 euro ndërsa ne me 24 euro. Në treg do kishim mundër të blenim më shumë dhe t’i dhuronin dhe Kosovës,” tha Gjonaj.

Ora 10:53
Koalicioni opozitar/ Valteri: I turshpëm! Të njëjtët fytyra që i mblodhi Berisha, faturë tragjike për shqiptarët (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri është treguar shumë i ashpër me koalicionin opozitar të krijuar para zgjedhjeve të 25 prillit. "Projekt i turpshëm" e ka quajtur ai, duke thënë se nuk ka sjellë asgjë të re.

"Projektet e turpshme, ku dëshira për të denoncuar nuk diskutohet, po ta krahasosh një vit më parë tërbimi është shumë herë më i fortë, ku zgafallat e SHQUP dolën mbi kokat e shqiptarë, aty lart vijon të nxijë Basha, njeriu që pretendon të çlirojë vendin po kërkon modelin më të shqetësuar të liberatorit, duket se e emrat e mbledhur dhe partitë e mbledhura kanë harruar se u shplanë para 8 vitesh, të njëjtin njerëz që i mblodhi Berisha, harrojnë që janë një faturë tragjike, të puthitur njëri pas tjetrit nën presionit të së ardhmes, për t'u lënë në harresë. Dua të ndaj një rast, nuk mendoj se ata janë demokrat, janë njerëz që për 30 vite i janë turrur çdo kazani. Ky është fundi i shpresave, të votosh PD merr Monën, Dulen, Idrizin, Nokën, Dukën, i kuptoj si ndihen në PD, ka me siguri shumë burra e gra që kanë bërë 8 vjet fushatë kundër tyre, kanë besuar se PD do pastrohej nga servilët e shushunjat.

Ora 10:31
Gjuzi: 2887 policë janë me diploma false! Edhe ai që qëlloi Klodian Rashën! Dorëhiqem nëse s'është e vërtetë (VIDEO)

Deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar që deputetëve t'u bëhet testi i drogës. Ai ka rikthyer në vëmendje vrasjen e Klodjan Rashës, sipas së cilit policit që e qëlloi, Nevaldo Hajdaraj ka qenë me diplomë false në polici.

"2887 persona në polici me diploma false, personi që ka qëlluar ndaj Klodian Rashës është me dokument false, nëse nuk është kështu, do jap dorëheqjen nga të gjitha post që kam. Të gjithë deputete të bëjnë testin e drogës, nëse ka deputet që drogohen nuk kanë vend këtu, nëse ka kryeministra që kanë përdorur drogë nuk kanë shanse që të kërkojnë një mandat të tretë. Nuk mund të jemi ne tualet e Europës", tha Gjuzi.

Ora 10:30
Protestat pas vrasjes së Klodian Rashës/ Çuçi: 46 policë të dëmtuar, 578 të proceduar penalisht, moshat nga 14-18 vjeç (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë një bilanc të personave të hetuar, arrestuar e ndaluar, pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës.

“Në total janë 46 punonjës policie të dëmtuar gjatë protestave, 8 policë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 2 të Policisë së Shkodrës dhe pjesa tjetër punonjës të FNSH. Procedime penale për tubim të paligjshëm janë 578 persona, 97 të arrestuar, të mitur nga 14-18 vjeç, 4 persona. Proceduar në gjendje të lirë 470 persona, në kërkim 8 persona. Nga mosha 14-17 janë 215 persona të proceduar. Mbi 16 vjec 5 persona”, tha Çuçi ndër të tjera.

Komento

Komente

  • Akrepi: 01/03/2021 18:04

    Zoteri Murrizi , po c'pate me Elisan , ajo s'ka as 3 vjet ne qeveri , ajo jua ka prishur terezine , ju te tjeret keni nga 30 vjet edhe s'doni qe s'doni te ckuleni andej . Po edhe andej nga ka ardhur , organizate te rinjsh ishte , e c'ishte , banke floriri pa zot , e kush te shkonte te rrembente !. Po c'ke digjuar mor zoteri , qoft nga ata nga eshte , qoft nga ata ku ka shkuar ; Kam idene se eshte Labe dhe ka shkuar tek Lab . Vertet thua se laberit mirren me thash e theme ?. Po jo more zoteri s'eshte si thua ti . Beni propagante , por mos akuzoni majtas e djathtas , si tju vije mbar .

    Përgjigju
  • Akrepi: 01/03/2021 17:16

    Model i ri i bleries se votes . Meqense u diskreditua menyra tradicionale e bleries se votes , me nga 3000 lek ose nje thes miell ; tani blehen fare badieva deputet e ish punonjes te lart te partive , tani te dal nga vakti . Keta ish figura te partive politike , tash te dale per skrap , nga partite e tyre ,; shesin apo duan te shesin lekuren e tyre per pjese kembimi te maqinerive moderne , por badiava sepse jane pjese kembimi te konsumuara , tash vetem per skrap . Tani , e ne te ardhmen , besojse , me vlera do jete , vota e ndershme , per cildo parti . Dallaveraxhinjt dhe matrapazet e pushtetit dhe institucioneve te popullit , me ndihmen e Evropes dhe SHBA-se , nukse do ta gjejne perseri vet-veten ne pozicionet e lakemuara prej tyre , ne shtet . E di qe s'ju pelqejne kritikat , per shpetimin e vegjelise , por s'mund te vazhdojme heshtjen prej varri , ndaj dallaveraxhinjeve te shtetit e pushtetit , te vazhdojne te na rrjepin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?