Miratohen ndryshimet në qeveri, Balluku si zv.kryeministre dhe Dhuka në krye të negociatave me BE! Alibeaj dhe Berisha kërkuan debat, mazhoranca tha jo

28 Korrik 2022, 12:45| Përditesimi: 28 Korrik 2022, 18:57

  • Share

Nga dita e sotme, Belinda Balluku do të mbajë postin e zv.kryeministres duke zëvendësuar Arben Ahmetajn. Në seancën e jashtëzakonshme plenare që u zhvillua këtë të enjte, Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 32 kundër emërimin e Ballukut dhe të Majlinda Dhukës si ministre shteti dhe kryenegociatore për negociatat me BE. Për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv.kryeministrit pati 103 vota pro dhe 3 kundër. Në seancë plenare pati një diskutim të ashpër nëse kjo seancë duhej shoqëruar me debat apo jo. Alibeaj dhe Berisha kërkuan debat, ndërsa mazhoranca thotë jo.

Përveç ndryshimeve në qeveri, Alibeaj kërkoi edhe diskutim në lidhje me dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit ku rezulton se Ilir Meta ka qenë ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Alibeaj tha se kryetarja e Kuvendit i thërriti me urgjencë për këtë cështje, ndaj i thekson se nuk mund t’i heqë të drejtën për të folur pasi Parlamenti nuk është privat.

Në fjalën e tij në Kuvend, ishte kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj kërkesës  për debat duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë debat për të ndërsa për dosjen ku rezulton se ish presidenti ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, tha se çështja është alarmante dhe kërkohet reflektim serioz e urgjent. Ndër të tjera iu përgjigj akuzave të Metës se kryetarja e Autoritetit të Dosjes, Genta Sula është patronazhiste. Balla tha se së bashku me Metën kanë votuar për emërimin e Sulës në krye të Autoritetit dhe tani që po bën detyrën e saj, e akuzojnë për patronazhiste.

Pas debateve seanca u ndërpre për procesin e votimit të dekreteve të Presidentit. Në seancën që zgjati pak minuta, Belinda Balluku kishte zënë karrigen e zv.kryeministres dhe shfaqej e buzëqeshur duke biseduar me Ramën. Ndërsa Arben Ahmetaj kishte zënë karrigen pranë sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri. Ndërkohë që pas votimit në Kuvend, Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka, u betuan para Presidentit te Republikës Bajram Begaj.

Propozimet e Ramës për shkarkimin nga detyra e zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj dhe emërimin ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në këtë detyrë, si dhe emërimi i Majlinda Dhukës si ministre shteti, që njëherazi do të jetë dhe kryenegociatore e Shqipërisë gjatë procesit të anëtarësimit në BE, mbërritën në zyrën e Begaj një ditë pasi ai mori detyrën, i cili një ditë më vonë nënshkroi dekretet e propozuara nga Rama. Rama argumentoi se këto ndryshime vijë me faktin se procesi rindërtimit u mbyll dhe fokusi që qeveria do ketë për punën e saj, do të jetë tek kriza e energjisë dhe integrimi në BE.

Ora 18:38
FOTOT që nuk patë nga Kuvendi, Balluku ulet pranë Ramës! Ahmetaj shfaqet i buzëqeshur krah Gjiknurit

 

Belinda Balluku nuk ka vonuar që të ulet në karrigen e zv.kryeministres dhe shfaqet e buzëqeshur duke folur me kryeministrin Edi Rama. Teksa në Kuvend po flitej për ndryshimet në qeveri, Ahmetaj kishte lënë karrigen e zv.kryeministrit dhe ishte ulur në krah të sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Ora 18:30
Pas votimit në Kuvend, betohen në Presidencë Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka

 

Pas votimit në Kuvend, janë betuar në Presidencë Belinda Balluku si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Majlinda Dhukën si Ministre Shteti për Negociatat dhe Kryenegociatore.

Pasi u lexua formula e betimit dhe dekretet përkatëse të emërimeve, u betuan para Presidentit të Republikës Bajram Begaj dhe firmosën dokumentin e betimit.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Balluku dhe Dhuka u zotuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”!

 

Ora 18:09
Ndryshimet në qeveri, Tabaku kundër shkarkimit të Ahmetajt: A kishte ky vendim lidhje me çështjen e inceneratorëve?

 

Deputetja e PD, Jorida Tabaku foli jashtë Kuvendit në përfundim të seancës parlamentare për votimin e ndryshimeve në qeveri. Ashtu si kolegët e saj të opozitës, Tabaku kritikoi Lindita Nikollën që rrëzoi kërkesën për debat duke thënë se kishin frikë nga akuzat për inceneratorët.

“Sot parlamenti mohoi kërkesën e PD, u ndryshuan dhe prioritetet e qeverisë. E papranueshme që opozita të mos ketë asnjë hapësirë parlamentare. Besoj se ndryshimi i zëvendës kryeministrit është i papranueshëm. A kishte ky vendim lidhje me çështjen e inceneratorëve? Kryetarja e parlamentit duhet të tregonte që ishte mbi palët dhe dështoi ta bënte këtë.

E kuptoj luftën politike dhe përdorimet politike. Ne jemi për parimin e hapjes së dosjeve me anë të një ligji që do ta sjellim njëherë e mirë në ditët në vijim, që do të ndajë Shqipërinë nga periudha e tranzicionit. Partia Socialiste nuk ka moral që të përdore Autoritetin e Dosjeve për luftën e brendshme politike. Nuk patëm mundësinë të diskutojmë as për këtë, as për rezolutën ndaj Kosovës dhe as për integrimin. Ashtu siç dinë të bëjnë e përdorin Parlamentin si noter”, tha Tabaku.

Ndërsa deputetja Ina Zhupa tha se Lindita Nikolla, me urdhër të Edi Ramës nuk lejoi opozitën të flasë për proçedurë. 

"Lindita Nikolla me verbëri politike ndjek porositë e shefit të saj dhe shkel ligjet e vendit.  Nuk ka asnjë rëndësi për qytetarët se kë do vendosi Rama si ushtar të tij në qeveri. Sot parlamenti nuk mund të kishte çështje më të rëndësishme sesa të merrte shpjegimet e ministres së kulturës: Pse dhe si ka vendosur një antishqiptar në krye të Butrintit? Refuzuan pa asnjë shpjegim interpelancën urgjente me Elva Margaritin për antishqiptarin Richard Hodges që sot i kanë dhënë Butrintin dhe nuk lejuan as fjalën për procedurë. Nuk e mbroni dot tradhëtinë kombëtare duke mbyllur mikrofonat e parlamentit për opozitën", tha Zhupa.

Ora 17:47
Ndryshimet në qeveri, emërimi i Belinda Ballukut dhe Majlinda Dhukës miratohen me 76 vota pro në Kuvend

 

Ndryshimet në qeveri janë miratuar në Kuvend. Emërimi i Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe Majlinda Dhukës si kryenegociatore janë miratuar me 76 vota pro dhe 32 kundër. Për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv.kreyministrit pati 103 vota pro dhe 3 kundër.

 

Ora 17:30
Politikanë spiunë? Balla: Të mbështesim Autoritetin e Dosjeve, çështja kërkon reflektim serioz! Meta e votoi Sulën si kryetare autoriteti, tani e nxjerr si patronazhiste

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka folur në Kuvend për kërkesën e deputetëve të opozitës që të hapet debati ndërsa pritet votimi i ndryshimeve në qeveri. Balla sqaroi se nuk ka pasur asnjë debat për këtë pikë. Sa i përket dosjes së Autoritetit të Dosjeve ku rezulton se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, Balla thotë se çështja është alarmante dhe kërkohet reflektim serioz e urgjent. Kështu i është përgjigjur edhe akuzave të Metës se kryetarja e Autoritetit të Dosjes, Genta Sula është patronazhiste. Balla tha se e kanë zgjedhur me konsensus së bashku me Metën dhe tani që po bën detyrën e saj, e akuzojnë për patronazhiste. Ndwr tw tjera Balla shtoi se hedhin baltw mbi anwtarwt e dosjeve pasi dalin si bashkwpunwtor tw ish Sigurimit tw Shtetit. 

“Nuk ka pasur asnjëherë debat dhe nuk ka pasur debat për këtë pikë. Përsa i përket çështjes së dytë që përmendi Alibeaj, çështja e një shkrese të ardhur nga AIDSKSH, është çështja që meriton që sa më shpejt të mundemi të kemi një debat dhe reflektim serioz. Ngritja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, një shërbim terrori, kërkon reflektim serioz dhe urgjent. Menjëherë.

Ashtu sikurse kërkon një reflektim serioz, që një sekretar partie i shpallur non-grata e përdhos këtë Kuvend me gjuhën e tij. Këto ndryshime miratohen pa debat. Shikoni sa e tmerrshme. Dhe ju keni votuar anëtarët e AIDSKSH. Një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, hedhin baltë mbi anëtarët e dosjeve. Kanë sjellë thjesht alarmin në Kuvendin e Shqipërisë. Kanë hedhur alarmin. Unë dhe zoti Meta e kemi propozuar dhe votuar së bashku Genta Sulën si kryetare autoriteti. Pak javë më parë e kemi zgjedhur me konsensus në krye të AIDSKSH.

Tani na doli që zonja Sula patronazhiste, sepse bën detyrën e saj shtetërore me integritet dhe kurajo. Na dolën patronazhist dhe dy zotërinj të nderuar. Zoti Marku dhe zoti Vrijoni. Bashkëpunëtorët sulmojnë dy të përndjekur politik si patronazhist. PD, ajo që ka ngelur duhet të çohet dhe të flasë. E njëjta linjë sikurse u sulmua DASH, që doli vegël e Edi Ramës. Duhet t’i japim drejtim atyre që zoti Alibeaj tha. Kërkon që autoriteti i Dosjeve të rishikojë certifikatën e pastërtisë që ka hyrë në parti me përgjues në trup” – tha Balla.

Report Tv siguroi dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i Shtetit që përmendet si bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit. Për këtë, Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

Ora 17:20
Berisha jashtë Kuvendit: Nëse do hapej debati, do paraqisnim dokumenta për aferat korruptive

 

Sali Berisha ka folur jashtë Kuvendit pasi nuk u pranua kërkesa për debat në seancën parlamentare ku do të votohen ndryshimet në qeveri.

“Në Parlamentin e monizmit të plotë, Edi Rama shkelmon rregulloren e cila në nenin 110 të saj sanksionon debatin Parlamentar për programin, por edhe për përbërjen e Këshillit të Ministrave. Sot ndryshon përbërja e Këshillit të Ministrave dhe në çdo Parlament në botë, përveç Parlamentit të monizmit të plotë do të bëhej debat. Këtë e ka të qartë Edi Rama, por ai bën çdo lloj manovre dhe çdo lloj përpjekje për të mbuluar faktin se ai, Rama, është padrino i Arben Ahmetajt. Ia thash edhe në Parlament, vish çdo lloj xhakete, por qyrkun e hajdutit nuk e heq dot kurrë nga shpina. Kjo është e vërteta. E vërteta është se ai ka firmosur në shkelmim të ligjeve të vendit dhe vetëm e vetëm për të vjedhur. Kontratë me negociata të mbyllura që s’mund të firmosej kurrë nga një kryeministër që do të zbatojë ligjin. 

 Edi Rama është firmëtari i famshëm që i ka dhënë për tenderin Sharrës 8 pikë kompanisë së vet. Ja pra pse nuk lejojnë diskutimin se këto do jua thonim me dokumenta shqiptarëve. Sic keni marrë vesh ka firmosur për 91 milionë euro duke falsifikuar dokuemntein e firmosur prej tij dhe duke e paraqitur sit ë të gjitha bashkive të qarkut. Po nisem për Mirditë, do fitoj 100-vjetorin e marrëdhënies diplomatike me SHBA. Unë do ta festoj me shqiptarë të vërtetë jo me nëpunës të paguar”, tha Berisha.

Ora 17:18
Alibeaj kërkon të hapet debati në Kuvend për ndryshimet në qeveri dhe dosjen e Ilir Metës: Më thirrët e pataksur dje, s'mund të na hiqni të drejtën e fjalës

 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që të hapet debati në parlament duke qenë se flitet për ndryshimet në qeveri.

“Ka tre ditë që të kam paraqitur një kërkesë që seanca e sotme të zhvillohet me debat. Ju jeni aty për të zbatuar Kushtetutën e Shqipërisë. Duhet të vini në jetë të drejtën e deputetëve të parlamentit për folur. Ministrat nuk janë lojtarë të një ekipi të basketbollit, hiq një mbrojtës dhe vendos një sulmues. Jo këto qeverisin vendin, ne duhet të debatojmë për çfarë arsyesh po shkarkohen, ku po ikin ata që kanë nisur rrugën për tu shkarkuar, që u qoftë udha e mbarë për ku janë nisur”, tha Alibeaj.

Ndër të tjera, Alibeaj përmendi edhe takimin e djeshëm me kryetaren e Kuvendit për dosjen ku rezultonte se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit duke thënë se duhet diskutuar edhe për atë çështje.

“Më thirre dje e pataksur po më tregoje për një kërkesë nga autoriteti i dosjeve. Po është e rëndësishme që ta diskutojmë dhe atë çështje. Por ne duhet të diskutojmë kontrollonin e punës së qeverisë dhe ju s’mund të na hiqni të drejtën për të folur. Qeveria nuk është private. Të drejtën e fjalës duhet t’ja jepni deputetëve. Është  e drejta elementare e parlamentarizmit. Parlamenti nuk është privat”, tha Alibeaj.

Ora 17:11
Alibeaj dhe Berisha në një mendje, të dy kërkojnë të hapet debati në parlament: Rama çdo xhaketë të veshë e zhveshë, nuk e heq qyrkun e vjedhësit

 

Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha janë bashkuar në këtë seancë parlamentare dhe të dy kërkojnë që të hapet debati ndërsa pritet të miratohen ndryshimet në qeveri.

“Është një vendim i cili merret në kuadrin e monizmit të plotë të vendosur nga mazhoranca e drogës dhe e krimit. Në këtë rast dua t’i them Edi Ramës se çdo lloj xhakete që të veshësh e zhveshësh, asgjë nuk të heq qyrkun e vjedhësit. Në rast se do flisnim, do u faktonim shqiptarëve se padrinoja i Arben Ahmetaj e ka emrin tender begu Edi Rama. Në emër të ligjit të këtij parlamenti, hap debate sic parashikon rregullorja dhe mos përdorni arbitraritetin”, tha Berisha.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jani: 29/07/2022 01:06

    nuk do e ngarkojme meten se ka qene bashkepunetor i sigurimit,,se ai 19 vjec ka qene atehere,,,e sigurimi nuk merrej me ciliminj,,,,por ilir meten e kritikojme bashke me saliun se kane vjedhur e vrare ne kete vend pa te drejte....per kete akuze duhej te ishin ne burg te perjetshem....

    Përgjigju
  • Faik: 28/07/2022 19:15

    Un se di si ska turppp e flet akoma ky non grata ,ik O sali krimineli

    Përgjigju
  • Ensar: 28/07/2022 19:13

    Sali krimineli akoma ka goje e flet turpppp

    Përgjigju
  • Joni: 28/07/2022 19:08

    Me vjen keq qe kemi kete opozite qe vetem dine te hedhin vrere.

    Përgjigju
  • Miri: 28/07/2022 19:07

    Nuk e kuptoj si mund te kene goje e te vazhdojne te flasin keta te opozites.

    Përgjigju
  • QENI BASTARD SALHE: 28/07/2022 19:01

    O Sali Ram Bajga të ka ardh fundi ksaj radhe si shpëton burgut. Gjaku i Shqiptarve qē ti ke lyer duart do ti paguash tani në fund të jetës. Zoti vonon por kur nuk haron o bastardi hajdut kriminel Salhe Bajga.

    Përgjigju
  • Tea: 28/07/2022 18:28

    Po ik o sali hajduti maskara

    Përgjigju
  • Eri: 28/07/2022 18:28

    Aman akomaa flet Sali hajdutiii

    Përgjigju
  • Nardi: 28/07/2022 18:23

    Keti te dy kane ikur krejt nga mendja

    Përgjigju
  • Petrit: 28/07/2022 18:22

    Keto te pd jane gjithe budallenj

    Përgjigju
  • Populli: 28/07/2022 18:15

    Kjo e meriton karriken e zv kryeministrit sepse eshte kokerr shalet.

    Përgjigju
  • Elona: 28/07/2022 18:06

    Se kuptoj cfare duan akoma a su ngopen duke e shvatur popullin dhe tani i bjen nqaf kot Rames

    Përgjigju
  • Sonila: 28/07/2022 18:05

    Un se kuptoj kte saliun se cfare do te bej njeri shume negativ

    Përgjigju
    • Toni: 28/07/2022 18:30

      Në fakt Rama është shumë njeri pozitiv, shpirt njeriu u bë copa pë njerzit. Ja shife o Sonila njerzit janë më të pasur, blenë më shimë në markete, kanë rroga më të larta, çmimet janë minimaliste, në kohën e ketij negativit kishin kap strtosferën. Ke të drejtë, Rama Shpirt njeriu

  • Lena: 28/07/2022 18:03

    Hiqja lenes rrasja prenes fiks o xhepist i gjate

    Përgjigju
  • Greta: 28/07/2022 17:56

    A ju nuk jeni ne terezi pz.Po lat nam m po ikni fare nga ky vend se sbeni gje aq me pak per politik

    Përgjigju
  • Andi: 28/07/2022 17:56

    Po cfare debati kerkoni ju mor ju sdnini te flisni. Filloni abetaren nga e para pastaj shohim per debatin

    Përgjigju
    • Doktori shkencave: 29/07/2022 09:30

      Edhe ti nuk i le gje mangut se cope cope qenke.

  • klara: 28/07/2022 17:52

    ky saliu shum po kundershton kur e di vet qe eshte ne faj dhe po mbron nje djall si meta

    Përgjigju
  • Porta: 28/07/2022 17:52

    Ikni m hajduta. Ti sali ke vjedh ter jetes tate

    Përgjigju
  • alesio: 28/07/2022 17:51

    mire e ka rama ujku qimen e nderron por zakonin se harron saliu i ka kthyer ne vasal te vetet cdo politikan te pd dhe te gjithe bashke po plotesojne deshirat e tija

    Përgjigju
  • Treshi: 28/07/2022 17:50

    Edhe ti o berish sado te flasesh prap se prap nongrata ngelesh

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 28/07/2022 17:40

    Shoku tao-tao, nje pyetje kishim ne qe jemi "vota e bardhe": MIRE SE KRYERILINDASI "NUK DINTE GJE" PER QENIEN E LIKES BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT,PO TI DHE VEÇANERISHT SHOKU GRAMOZ VERTETE NUK DINIT GJE FARE-FARE DHE KETO DITE E MESUAT??? YYYYYYT RRACE E NDYRE TE ARËS DHE FARËS PA PERJASHTIM.KLANSEKT I NEVERITUR.UJRA TE ZEZA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?