Në kuadër të përgatitjeve për sezonin veror, në Lezhë u mblodh Task Forca Rajonale e Turizmit, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut, Taulant Malshi. Duke folur para përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe rajonale, prefekti Malshi u ndal te problematikat e konstatuara gjatë viteve të shkuara, siç është trafiku i rënduar dhe mungesa e vrojtuesve të plazhit, duke kërkuar angazhim maksimal të strukturave përgjegjëse për të garantuar një sezon turistik të suksesshëm.
Përfaqësuesit e institucioneve prezantuan planet dhe masat që janë marrë për mbarëvajtjen e sezonit, si dhe problematikat që kërkojnë zgjidhje të shpejtë.
Përfaqësuesit e biznesit shprehën shqetësimin në lidhje me VKM-në e re për menaxhimin e plazheve, që sipas tyre do të sjellë problematika në të gjithë vijën bregdetare.
Takimi u mbyll me angazhimin për të vijuar monitorimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe cilësor për vizitorët në qarkun e Lezhës.
Komente
