Poli i Drejtësisë

Kronikë

Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (Emrat)

15 Tetor 2021, 14:12| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 15:43

  • Share

209 prokurorë në të gjithë vendin përmes votimit kanë zgjedhur 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në bazë të votimit të zhvilluar në mjediset e “Polit të Drejtësisë”, 3 anëtarët e rinj të KLP-së u zgjodhën prokurorët Sokol Stojani, Ludovik Dodaj dhe Zeqir Hoda.

Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme komisioni shpalli fitues kandidatin Sokol Stojani, i cili ka marrë 195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit komisioni shpalli fitues kandidatin Ludovik Dodaj, i cili ka marrë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para komisioni shpalli fitues kandidatin Zeqir Hoda, i cili ka marrë 150 vota.

Ndërkohë që në garë ishin edhe kandidatët e tjerë Deniona Katro e cila mori 48 vota, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë dhe Elona Alvora e cila mori vetëm 6 vota, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?