Mbollën drogë, arrestohen në flagrancë dy persona në Fier! Asgjësohen 295 rrënjë kanabis

23 Maj, 12:27| Përditesimi: 23 Maj, 12:37

  • Share

FIER- Tonin Qalliaj dhe Lintor Ramushaj janë arrestuar gjatë operacionit të koduar "Peshtani" pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin mbjellur drogë.

Policia asgjësoi 295 bimë narkotike që ishin mbjellur në tokën e njërit prej të arrestuarve.

“Në zbatim të masave të planit operacional "Territor i pastër", shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë finalizuar operacionin "Peshtani", si rezultat i të cilit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u godit 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike në një zonë pyjore, në fshatin Peshtan, Fier. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit T. Q., 57 vjeç, dhe L. R., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Peshtan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike në tokën pronësi të shtetasit T. Q”, njofton policia.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në banesa shërbimet e Policisë gjetën 1 armë gjahu që ai e posedonte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 6 celularë.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?