Kronikë

Mbollën kanabis në një serë brenda shtëpisë dhe e ruanin me armë, arrestohen babë e bir në Kashar

21 Gusht 2021, 10:34| Përditesimi: 21 Gusht 2021, 13:27

  • Share

Babë e bir Sulaj në Kashar, shtëpinë e tyre e kishin kthyer në “shtëpi bari, ose ndryshe serë me canabis. Natën ata e ruanin me automatik, që policia u gjeti pasi i arrestoi. Fatmir dhe Hamdi Sulaj, 56 dhe 25 vjeç nuk dihet që kur kishin filluar me këtë biznes. Por policia u hyri brenda pasi mori informacion në zonë.

Babë e bir akuzohen për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim.

Por si kultivuesit e kanabisit kanë kaluar nga mbjellja e saj në fusha dhe kodrina, në brendësi të banesave?

Trendi i shtëpive të barit  nisur vite më parë në Evropë dhe Britani të Madhe. Sot ka marrë shtrirje të gjerë. Grupet kriminale, për shkak të kontrolleve me dronë dhe helikopterë nga autoritetet në ambiente të jashtme, e panë si një mundësi kultivimin nëpër banesa. Ky trend u përqafua shpejt edhe nga shqiptarët, të cilët e nisën si aktivitet kryesisht në Londër dhe tashmë prej disa kohësh kjo përvojë u soll në Shqipëri.

Në muajin maj të këtij viti, përmes një operacioni të udhëhequr nga krerët më të lartë të Policisë së Shtetit, u bë asgjësimi i qindra rrënjëve kanabisi, një pjesë e madhe e tyre edhe brenda shtëpive.

Në këtë operacion u prangosën 24 persona. Por, shtëpi bari ka edhe në Tiranë. Jo më shumë se dy kilometër larg qendrës së kryeqytetit, në brendësi të një pallati tek Kodra e Diellit u gjet një laborator i mirëfilltë për rritjen e bimës “çudibërëse”. Ambienti ishte marrë me qira, ndërsa fqinjët nuk e kuptuan asnjëherë se në katin e pestë të pallatit të tyre kultivohej kanabis.

Vetëm në vitin 2020, autoritetet shqiptare, kanë mundur të asgjësojnë 58.423 bimë kanabis sativa, një pjesë e mirë e tyre edhe në ambiente të brendshme. Konstatimi i “shtëpive të barit” e rrit vështirësinë e policisë. Fal kësaj taktike, kanabisi është afruar me zonat urbane.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?