Mbolli 175 rrënjë kanabis fare pranë Tiranës dhe largohet sapo pa policinë, arrestohet 58-vjeçari

20 Qershor 2020, 12:41| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 12:49

  • Share

Një 58-vjeçar banues në Tiranë është arrestuar nga efektivët e komisariatit numër 1 pasi akuzohet për prodhim të lëndëve narkotike. Personi në fjalë i quajtur Petrit Salla është konstatuar pranë një toke të pyllëzuar në fshatin Ibë e poshtme.

Në momentin që ka parë policinë 58-vjeçari ka tentuar të largohet, por më pas është arrestuar. Petrit Salla mendohet se ka tentuar të kultivojë 175 rrënjë kanabis sativa, të cilët ishin mbjellë në tokën në fjalë.

Ndërkohë për ngjarjen është proceduar penalisht kryetari i fshatit Ibë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?