Policia e Korçës

Kronikë

Hodhi beton në Korçë-Voskopojë për ndërtime, në pranga administratori! Nën hetim kreu i IMT dhe vartësi! Ndëshkohen edhe 3 oficerë policie (EMRAT)

12 Korrik, 15:38| Përditesimi: 12 Korrik, 16:01

  • Share

Korçë- Ndërtoi pa leje në zonën e Voskopojës në Korçë, arrestohet administratori i subjektit privat.

Procedohen penalisht edhe 2 punonjës të IMT-së së Bashkisë Korçë. Pezullohen dhe procedohen nga ana disiplinore edhe 3 oficerë të Policisë. Aksioni ka ardhur në kuadër të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike dhe shembjen e ndërtimeve pa leje.

I arrestuari është Ibrahim Kruja, nga Tirana, administrator i një subjekti privat. Kurse të proceduar për shpërdorim detyre janë kryeinspektori i IKMT së bashkisë, Idlir Lemillari dhe inspektori Emil Kafexhiu.

“Në zbatim të detyrave të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontroll të imtësishëm të territorit  me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, bazuar në informacion të siguruar në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat”, njoftoi policia vendore ditën e sotme (12 korrik).

Ai dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, edhe për qëllime turistike, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht shtetasit I. L., 54 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë Kryeinspektor dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur.

“Në vijim të veprimeve, janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Inspektor A. B., me detyrë ndihmës/specialist i rendit (SPZ) dhe Nënkomisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë. Njëkohësisht ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Nënkomisar P. B., me detyrë koordinator i ndihmës/specialistëve të rendit në zonë”, sqaroi policia për dosjen hetimore.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit po vijon hetimin e thelluar disiplinor për këtë rast.

“Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për qytetarët që të mos ndërmarrin ndërtime pa leje dhe për administratorët apo pronarët e bizneseve që të mos zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, pasi do të përballen me ligjin”, sqaroi policia vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?