I pari në foto Mohamed Peimanemati dhe pas tij, dy pjesëtarë të stafit të ambasadës së Iranit

Kronikë

Mbrëmë u dëbuan! Del fotoja e fundit nga Rinasi e dy diplomatëve iranianë duke u larguar nga Shqipëria

19 Janar 2020, 16:46| Përditesimi: 19 Janar 2020, 22:10

  • Share

TIRANE-Mbrëmjen e djeshme dy diplomatët iranianë që u dënuan nga qeveria shqiptare duke u shpallur të padëshiruar u larguan nga vendi ynë në limitet e afatit prej 72 orëve nga firmosja e vendimit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar foton e dy diplomatëve teksa lënë aeroportin e Rinasit së bashku me familjet e tyre dhe në masa të rrepta sigurie në një operacion sekret, të shoqëruar nga anti-terrori dhe agjentë të SHISH-it. Diplomatët e dëbuar janë Mohamed Peimanemati, që ishte këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri.

Struktura e Antiterrorit në policinë e shtetit e ka ndjekur të gjithë procedurën deri në ngritjen e avionit me dy iranianët brenda, pasi sipas informacioneve nga shërbimet partnere, dy diplomatët që u dënuan mund të mos respektonin urdhrin e dëbimit. Nga hetimet e shërbimit informativ shqiptar dhe Antiterrorit rezultoi se dy iranianët edhe pse me status diplomati kryenin veprimtari agjenturore duke ngritur grupe pune për të marrë informacione sekrete duke shkelur lignin. Vendimi u mor nga qeveria shqiptare tre ditë më parë, ndërsa u përshëndet edhe nga SHBA-ja.

Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Po ashtu u dëbua dhe u shpall "non grata" edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane, Mostafa Roudaki. Ish-ambasadori akuzohej edhe nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë, si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria agjenturore e Iranit në Shqipëri. Në Shqipëri janë strehuar mbi 3 mijë muxhahedinë iranianë (opozita), që janë shpallur terroristë nga regjimi i Teheranit.
1579449394_SeyyedAhmadHosseiniElast.jpg

Seyed Ahmad Hosseini

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ops: 19/01/2020 17:12

    e debuat dhe shpetuat , ketu talebane si ky jane 30% e militanteve te partive , servisa maskarej , ketu po iken rinia dhe trrori cdo dite dhe ju na shisni lajme idjote si arritje. Rrace m....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?