Luca Gotti dhe Pantaleo Corvino

Mbrëmja e një heroi, trajneri i Ramadanit dhe Berishës i shpëton jetën drejtorit sportiv

12 Qershor, 15:35| Përditesimi: 12 Qershor, 15:39

  • Share

ITALI -Drejtori sportiv i Leçes ishte duke fjetur në një dhomë në të njëjtin hotel ku po qëndronte edhe trajneri, teksa Luca Gotti vrapoi për të paralajmëruar Corvinon për një zjarr të shkaktuar nga rrufeja gjatë natës dhe e zgjoi atë, duke e lejuar të ikte në siguri.

Episodi ndodhi ditët e fundit dhe i parapriu shpalljes së rinovimit të kontratës së Gottit, i cili sezonin e shkuar e çoi ekipin drejt sigurisë në fushë dhe rinovoi deri në vitin 2026.

Kjo është historia mes Pantaleo Corvinos dhe Luca Gottit, që e kaluan fundjavën e fundit në Vitorio Veneto, për të marrë pjesë në një kongres kushtuar shumë figurave sportive.

Në momentin që hoteli u godit nga rrufeja, sistemi i alarmit zbuloi fillimin e një zjarri. Pasi mori parasysh situatën, Gotti arriti në dhomën e Corvinos, duke trokitur fuqishëm në derë në mënyrë që drejtori të zgjohej.

Për fat të mirë, misioni ishte i suksesshëm dhe të dy arritën të dilnin nga hoteli pa u dëmtuar. Pak orë më vonë mbërriti edhe njoftimi zyrtar i rinovimit të trajnerit deri në vitin 2026, epilogu i një episodi që do të kujtohet gjatë.

Kujtojmë që te Leçe në Serie A aktivizohen edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?