Piazza Duomo

Mbrëmja e Vitit të Ri në Itali, dhjetëra aksidente prej fishekzjarreve! 10-vjeçarit i presin dorën! 16-vjeçari plagoset me armë zjarri! Digjen 59 makina në Romë

1 Janar 2023, 13:28| Përditesimi: 1 Janar 2023, 14:39

  • Share

Mbrëmja e ndërrimit të viteve është shoqëruar me hedhje fishekzjarresh edhe në Itali, ku nuk kanë munguar të shtënat me armë e ngjarjet e rënda. Nga festimet, 180 persona u plagosën, nga të cilën 11 raste cilëson më të rënda. Aktualisht janë 48 persona të shtruar në spitale.

Rasti më i rëndë është në Taranto, një fëmije 10 vjeç i është prerë dora nga shpërthimi i një fishekzjarre. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni.

Në Lecce, një 80-vjeçar nga Ruffano u shtrua me urgjencë në spital pasi u plagos nga shpërthimi i një fishekzjarre pranë kokës. Edhe ai iu nënshtrua operacionit sepse gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë. Policia po punon për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

Në Milano, një 25-vjeçar me origjinë marokene mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në via Giambelino. Për këtë ngjarje u arrestua në 43-vjecar. Po ashtu, nga hedhja e fishekzjarrëve në sheshin e famshëm Piazza Duomo, ku ishin 20 mijë njerëz, 14 u plagosën. Mes tyre një 21-vjeçar që pësoi prerjen e tre gishtave të dorës së majtë.

Edhe në Vercelli, shpërthimi i një fishekzjarri shkaktoi plagosjen e një 30-vjeçareje, e cila rrezikonte të humbte dorën e saj. Po ashtu një 16-vjeçar u dërgua në spital. Ai shoqërohej nga prindërit kur një fishekzjarrë e madhe shpërtheu poshtë makinës.

Ngjarje të rënda ka edhe në Napoli ku në të gjithë krahinën numri i të plagosurve është 16 personaRasti më i rëndë ka të bëjë me një 16-vjeçar i cili u qëllua në fytyrë nga një armë zjarri. Ai po festonte vitin e ri me familjen e tij në ballkonin e banesës së xhaxhait kur ndjeu goditjen në fytyrë. Edhe në Reggio Calabria një 40-vjeçar mbeti i plagosur rëndë gjatë festimeve. Ai u godit aksidentalisht në bark nga një e shtënë me armë zjarri nga një person që policia tani po përpiqet ta identifikojë.

Natën e Vitit të Ri në Romë u shkatërruan 59 makina që u dëmtuan nga flakët pas shpërthimit të fishekzjarrëve nga mesnata deri në 5 të mëngjesit në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?