Sociale

Mbrëmja kinezo-shqiptare çel ‘MIK Festival’ në Korçë

11 Korrik, 20:30| Përditesimi: 11 Korrik, 20:45

  • Share

Tinguj muzike nga Kina e largët, por edhe nga zona të ndryshme të Shqipërisë, muzikë tradicionale dhe lirike inerpretuar nga artistë kinezë dhe artisti Genc Tukiçi ka sjellë mbrëmja e kësaj të enjteje në Korçë në natën e parë të MIK Festival.

“Jetoj në Paris, dhe më pëlqen muzika e vjetër, më pëlqejnë miximet. Instrumenti që luaj është erhu, ndoshta e keni dëgjuar më parë nëpër filma si psh tek filmi Kung Fu Panda, të cilin e kam luajtur unë. Më pëlqen të punoj me muzikantët shqiptarë si në studio, filma apo të miksoj muzikën dhe jam shumë i lumtur', tha Gua Gan, instrumentist.

Një gjë e veçantë ishte edhe interpretimi i këngëve në shqip nga një soprano kineze.

“Këngët shqiptare ishin sfiduese, sigurisht dua të kem një performancë të përkryer në diksion pasi të këndosh këngë shqip në Shqipëri është shumë domethënëse dhe shkëmbimi i kulturës në këtë vend të mrekullueshëm është shumë i rëndësishëm për mua.  Përgatitjet kanë qenë të vështira për pua por jam e lumtur që jam ndihmuar nga maestro Tukiçi', tha sopranoja Xia Wang.

“Kur themi Kina është larg, kjo provon që muzika I afron njerëzit dhe muzika është gjuhë universal. Vahza kineze dotë këndojnë shqip. Unë do të këndoj dy këngë shkodrane dhed isa këngë shumë të bukura lirike kineze dhe “Valsin e lumturisë”, tha pianisti Genc Tukiçi.

Gjatë katër ditëve të festivalit janë planifikuar pesë koncerte, me kulmin e aktivitetit që pritet në ditën e dytë, ku do të zhvillohet një koncert homazh për tenorin legjendar Gaqo Çako, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij.

“Nesër vijmë në teatrin A. Z. Çajupi me një ngjarje shumë të rëndësihme. Biri  juaj që ka lindur në Korçë në 1935, I cili ka dhënë kontrivbut të shkëlqyer dhe e kemi quajtur ivetmi, unik, tenorin më të madh lirik shqiptar të muzikës opersitike', tha drejtuese e Festivalit Inva Mula.

Koncerti përkujtimor do të risjellë në skenën shqiptare artisten Tatjana Kora Elmazi, ndërsa do të performojë edhe tenori i njohur Kastriot Tusha, njëkohësisht ish-nxënës i Gaqo Çakos.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?