200 të ftuar të botës së artit, kulturës dhe Politikës u bënë bashkë në një mbrëmje të veçantë Kolonjare në Katedralen ortodokese “Nënë Tereza” në Prishtinë. Një udhëtim vizual përmes fotografive nga arkivi i shpëtuar i fotografit të shquar kolonjar “Dhimitër Vangjeli,” erdhi e ekspozuar për të pranishmit duke takuar traditën dhe kulturën mes dy vendeve. Përveç ekspozitës, gjatë mbrëmjes artistët kolonjarë performuan edhe valle tradicionale të zonës.
Mbrëmjes festive nuk i munguan personazhe të njohur të diplomacisë shqiptare dhe të Kosovës, mes tyre dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Historia dhe kultura shqiptare nuk e ka vetëm rilindjen të përfaqësuar në Kolonjë por njëkohësisht dhe antikitetin. Këtu përveç Fan Nolit, Jani Vretos, Themistokli Gërmenjin etj janë të gjithë me origjinë nga Kolonja. Prandaj ne teksa mblidhemi këtu e ngremë dolli, kujtojmë Rilindasit tanë janë ato të cilët rikthyen lashtësinë e popullit tonë dhe treguan sa e rëndësishme është për traditën autoktonësia”, tha Kurti.
“Kolonja është dehje mes aromës së verës dhe rakisë nga vreshta e Leskovikut, mes rrugësh e tunelesh përrallore e bredhash nga Leskoviku në Ersekë, në ushqimin etj. Kolonja do të ishte vendi ku zotat gjetën muzën .Në kulmin e ekstazës si një shpërthim lumturie ja plasën ballit shqiptarisë me mal e det, diell e gëzim, historinë e traditat, boren e shiun, kodrinat e yjet, bereqetin e jo vetëm", kryetari i Bashkisë Kolonjë Erion Isai.
Organizmi i Mbrëmjes kolonjare në Prishtinë erdhi me kujdesin e veçantë të Ambasadës Shqiptare në Kosovë dhe Bashkisë Kolonjë.