Elita e basketbollit në SHBA, NBA zhvilloi nëntë ndeshjet e radhës në parket. Mbrëmja e shkuar ishte "magjike" për LeBron James, me veteranin e Lakers që shkoi në kuotën e 50 mijë pikëve të shënuara në karrierë.
Ylli i Lakers udhëhoqi skuadrën e tij në fitoren e shtatë radhazi dhe të 39-n këtë edicion, duke mposhtur New Orleans Pelicans me rezultatin e thellë 136-115. LeBron ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel duke shënuar 34 pikë, tetë kërcime në tabelë dhe dhuroi gjashtë asistime. Ndeshja kundër Pelicans do të mbetet gjatë në mendjen e LeBron, pasi ai arriti shifrën e 50,000 pikëve në NBA.
Cleveland Cavaliers siguruan fitore të rëndësishme në udhëtimin e Chicagos kundër Bulls, me rezultatin 117-139. Donovan Mitchell ishte fantastik në këtë sfidë me 28 pikë, shtatë kërcime në tabelë dhe pesë asistime. Edhe Jarrent Allen shtoi 25 pikë të tjera.
Fitore në sekondat e fundit për Toronton, që mundi 114-113 Orlandon, ndeshje ku u dallua RJ Barrett me 21 pikë, ndërsa 41 pikët e Paolo Banchero mbetën për statistikë.
Skuadra e Phoenix, falë 34 pikëve të Kevin Durant mposhti 119-117 Clippers. Edhe Golden State po ngjit shkallët në renditje, duke mposhtur 114-102 New York. Stephen Curry me 28 pikë ishte lider për Warriors.
Rezultatet në NBA:
Indiana - Houston 115-102
Orlando - Toronto 113-114
Atlanta - Milwaukee 121-127
New York - Golden State 102-114
Chicago - Cleveland 117-139
Minnesota - Philadelphia 126-112
San Antonio - Brooklyn 127-113
Phoenix - LA Clippers 119-117
LA Lakers - New Orleans 136-115
Komente
