Gjashtëmbëdhjetë anëtarë të klubit të Salernitanës, përfshirë tetë lojtarë dhe po aq anëtarë të stafit, përfunduan në spital pasi u kthyen nga ndeshja e humbur jashtë fushe në Genoa për shkak të dyshimeve për helmim nga ushqimi. Ekipi nga Campania zbriti në fushë në “Marassi” për ndeshjen e parë të play-off-it të Serie B kundër Sampdorias, të cilën ekipi dorian e fitoi 2-0.
Pas ndeshjes, ekipi mik mori një fluturim çarter për në Salerno-Costa d’Amalfi. Gjatë udhëtimit disa lojtarë dhe anëtarë të stafit u ndjenë keq. Me të mbërritur në aeroport, u thirrën disa ambulanca për të transportuar personat e prekur në spital.
Dyshohet se bëhet fjalë për një helmim nga ushqimi. Grupi kishte konsumuar një drekë të paketuar të përgatitur në Genoa. Në lidhje me incidentin u bënë deklarata në polici për të filluar hetimet e rastit. Midis natës dhe mëngjesit, shumë prej anëtarëve të klubit dolën nga spitali.
Rifillimi i stërvitjes i planifikuar për sot u anulua. Klubi po vlerëson mundësinë e kërkesës për shtyrjen e ndeshjes së kthimit kundër Sampdorias të planifikuar për të premten në mbrëmje në stadiumin “Arechi”.
Komente
