Zgjatja e orarit të muzikës ka rikthyer jetën e natës në Shëngjin. Pushues vendas e të huaj i kalojnë mbrëmjet nën tingujt e muzikës popullore, duke shijuar atmosferën verore.
Pas perëndimit të diellit shëtitorja e plazhit është e tejmbushur e më pas pushuesit u bashkohen mbrëmjeve muzikore në lokalet e zonës.
Muzika popullore shqiptare është ajo më e preferuara e që po tërheq vëmendjen e tyre.
"Ky orar nuk pengon asnjë dhe vetëm gëzon më shumë pushuesit", u shpreh një pushues.
"Muzika është e shkëlqyer, njerëzit kanë nevojë për muzikë", tha një tjetër.
"Muzika e mirë, pritja emirë, gjithçka fantastike", u shpreh një pushues.
"Duhet të zgjatet dhe më shumë orari i muzikës, njerëzit kanë nevojë të argëtohen", shtoi një tjetër pushues.
Infrastruktura, pastërtia dhe bukuria e plazheve e kanë kthyer Shëngjinin në një nga destinacionet turistike më të pëlqyera nga vendas e të huaj, e këtë e dëshmon numri i pushuesve i cili gjatë viteve të fundit ka ardhur gjithnjë në rritje.